Karvani i lirisë I CIVIL-it në media

Post Image

Me ngjarjen tërë-ditore multimediale dhe konferencat për shtyp, që u mbajt më 21 korrik në “Menada”, filloi zyrtarisht projekti i Karvani i Lirisë në implementimin e CIVIL – Qendrës për Liri, me mbështetjen e USAID-it.

13697288_1797440717137942_1024542278216783864_n

Ngjarja me të cilën u prezantua projekti Karvani i Lirisë, ishte e njoftuar dhe e ndjekur nga më shumë  televizione kombëtare dhe ueb portale. Një ditë më parë, portalet Plus Info, All events, Denes, Maktel dhe Where event, raportuan për përmbajtjen e ngjarjes dhe për atë se çka përfaqëson Karvani i Lirisë. Në pjesë dedikohet për ngjarjet të cilat ndodhin në shtet në Time.mk gjithashtu ishte e njoftuar ngjarja multimediale e CIVIL. Televizioni 21 dhe Telma në ditarin e tyre, e prezantuan projektin, ndërsa kanë realizuar edhe shumë intervista me disa nga artistët që ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Web portal Budnost, gjithashtu botoi tekst për atë se si kaloi ngjarja në Menada, në organizim të CIVIL. Ngjarja u njoftua edhe në ueb faqet e internetit në gjuhën shqipe, Ina, Zhurnal, Tetovë Sot, Gazeta Express dhe Telegraf.

Ditën e ardhshme, më 22 qershor, tre ekipet e CIVIL-it, mbajtën konferenca për shtyp – në Prilep, Tetovë dhe Strumicë, ku para mediave lokale, organizata joqeveritare dhe artistëve nga këto qytete, e njoftuan projektin dhe ngjarjet, të cilat do të mbahen në këto qytete.

13765875_1010523665732769_989497294765766766_o

 

Konferencë për shtyp në Prilep, e cila foli  Monika Taleska për CIVIL, u ndoq dhe u publikua në ueb portalet Naroden Glas, Patokaz dhe Revolucionari. Njoftimi i projektit në Prilep, ishte pjesë edhe nga ditari i TV Llazhanit, ndërsa ishte i ndjekur nga Radio Holidej.

13737577_1797806500434697_272814034419949243_o

 

Prezantimi i Karvanit të Lirisë në Tetovë, ishte e ndjekur nga disa media lokale në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Më parë vizita e CIVIL-it në këtë qytet, e njoftoi ueb-portali Kiss. Televizioni rajonal TV Koha, publikoi video-përmbajtje nga konferenca për shtyp në të cilën Petrit Saraçini, koordinatori i projektit, i njoftoi ngjarjet në kuadër të Karvanit të Lirisë.

13680199_1798946246987389_1822551706867119656_o

TV Vis, Televizioni Intel, radio Strumica net dhe portali Strumica sot, e ndoqën dhe e publikuan video-lajmin e vizitës të CIVIL-it në Strumicë, ku para mediave locale u drejtua Sinisha Stankoviç, redaktor i CIVIL Media. TV Vis realzoi intervistë edhe me redaktorin e CIVIL Media, për Karvanin e Lirisë dhe për krizën aktuale politike në shtet.

Karvani i Lirisë të CIVIL, do të përdorë ndikimin e artit dhe kulturës për të zgjuar ndërgjegjën qytetare dhe pjesëmarrjen qytetare. Ky është projekt dinamik multimedial, që inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e sjelljës së vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.

M. Tegovska