Karvani i lirisë me programë edhe në Drimon festivalin në Strugë

Post Image

Nesër mbrëma, (e shtunë 30 korrik), në sheshin e Strugës, në kornizat e festivalit Drimon, CIVIL- Qendra për liri dhe Karvani i Lirisë do të marrin pjesë me programën e tyre. Evenimenti fillon në ora 20 me dixhej –set të CIVIL Art Crew. Do të vijojnë lexime poetike të Elena Prenxhova dhe Teuta Ajdini- Jegeni, video projekcione të serialit të gazetarëve qytetarë të shpërblyer, si dhe projekcioni i art filmit “ Korrësi” (“Zhnejaçot”) nga Xhabir Deralla.

logo

Përndryshe, Karvani i Lirisë në periudhen nga 5 gushti deri me 1 tetori, do të organizojë 9 koncerte të mëdha dhe shumë ngjarje multimediale në 27 qytete nëpër tërë Maqedoninë, në të cilat do të marrin pjesë grupe dhe muzikantë të njohur si Beni dhe Non- Stop, Pece Superhiks, Toni Zen, String Forces, Muger Fuger, PMG Kolektiv, Setstet. Reporters, Lilit dhe Amon Mra, ndërsa, përveç muzikës, do të ketë edhe shumë poezi, teatër, video projektime, ekspozita, punëtori dhe debate për lirinë.

Qëllimi i Karvanit të lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.

Kjo është shfaqja e dytë e CIVIL dhe e Karvanit të Lirisë në festivalet që mbahen kësaj vere në Maqedoni. Paraprakisht, në suazat e D-Festit në Dojran, Karvani mori pjesë në programin e Moskito skenës me hip-hop eveniment të Orange Groove dhe lexime poetike dhe projektime, ndërsa bashkëpunim të këtij lloji gjatë kësaj vere do të realizojë edhe me disa festivale tjera në vend.