Debat i Karvanit të Lirisë në Tetovë

Post Image

Debati mbi temën “Maqedonia: me ose pa liri”, për herë të katërt, edhe në Tetovë e shënoi  fillimin e evenimentit multimedial të Karvanit të Lirisë, të cilin e realizon CIVIL Qendra për Liri, me mbështetje nga USAID. Për lirinë debatuan Kristina Ozimec, gazetare hulumtuese në ueb portalin Nova TV, Petar Mlladenovski nga bendi “Superhiks” dhe aktivisti qytetar dhe politikologu Artan Sadiku.

 

Në pyetjen nëse secili prejt tyre ndjehet i lirë, Ozimec u përgjigj: “Në Maqedoni nuk është problem të jesh i lirë, problem janë pasojat me të cilat do të ballafaqohesh pasi të jesh i lirë”. Duke diskutuar për lirinë në sferën e saj, Ozimec theksoi se gazetaria në Maqedoni nuk është e lirë, që vërtetohet edhe me raportimet e të gjitha organizatave, të vendit dhe të huaja, të cilat bëjnë analiza mbi këtë temë, por edhe se për fat të mirë, ka gazetarë të lirë. “Nuk janë shumë, së paku jo aq sa duhet të jenë të lirë dhe ndoshta jo të bashkuar, por ka”, tha Ozimec.

IMG_8782

“Nuk lejoj që askush të ma merr dhe të ma kufizojë lirinë! Jo se nuk ka pengesa dhe tentime për kufizim të lirisë dhe të ndikohet mbi punën tonë, por nuk lejoj të ndikojnë mbi mua, është qëndrimi i muzikantit Mlladenovski, në pyetjen se sa personalisht është i lirë.

IMG_8866

Për politikologun Sadiku, liria në Maqedoni është e kufizuar nga shteti, përmes ligjeve. “Pushteti nuk lejon të kemi domenin privat”, tha Sadiku i cili fliste për lirinë, dhe përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës në Tetovë.” Ballafaqohemi me bllokadë të urbanizimit, nuk kemi liri të lëvizjes, nuk ka trotuare, ajri është i ndotur, nuk kemi ujë të pastër. Komuna e Tetovës sillet si të jetë organizatë kulturore, nuk ka ujë në Tetovë, ndërsa komuna organizon 5 festivale!”, theksoi Sadiku, duke treguar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e qytetit nga i cili e ka prejardhjen.

“Raportim me anim, që shërben si propagandë e partisë qeverisëse, mendoj, ndonjëherë është më keq se  mos informimi, sepse me informimin që nuk e përcjell realitetin, i pamundëson qytetarët të luftojnë për përmirësimin e gjendjes dhe të kërkohet llogari. Kjo ndodhi me informimin për përmbytjet”, tha Ozimec.

IMG_8871

Duke diskutuar për artistët të cilët krijojnë muzikë të angazhuar, duke e ironizuar situatën, Mlladenovski  tha se në Maqedoni ka shumë muzikantë të angazhuar, të angazhuar për parti, për    subvencione… “Maqedonasit dhe Shqiptarët janë të bashkuar në heshtjen e tyre!”, ishte ky përfundimi i Mlladenovskit.

“Gjëja më e rëndësishme është që liria të praktikohet në mënyrë kolektive. Gabimi më i madh është të fajësohen qytetarët. Puna e aktivistëve, shoqatave gjatë gjithë kohës është të ofrojnë ngjarje dhe mundësi të reja që qytetarët të kyçen. Lufta për liri duhet të kuptohet si ideal jetësor, kauzë jetësore. Asnjë ndryshim për të mirë nuk ka ndodhur në afat të shkurtë. Tani, rrugët janë domeni i veprimit politik”, vlerëson Sadiku, duke ftuar për këmbëngulje.

Karvani i Lirisë i CIVIL do të vizitojë mbi 30 komuna nëpër gjithë vendin, ndërsa në program janë nëntë evenimente të  mëdha multimediale, me pjesëmarrje të më shumë se 150 muzikantëve, mbi 40 poeteshave dhe poetëve dhe po aq artistëve vizual, rreth 30 pjesëmarrës në debate dhe shumë artistë, persona të shquar dhe aktivistë. Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjojë vetëdijen qytetare në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar.