Të njohura terminet dhe qytetet nikoqire të koncerteve të mëdha të Karvanit të Lirisë

Post Image

U definuan lokacionet dhe datat e koncerteve të mëdha të Karvanit të Lirisë, i organizuar nga CIVIL –Qendra për liri, në bashkëpunim me USAID.

logo

Janë të parapara nëntë koncerte, në të cilat do të marrin pjesë shumë emra të njohura nga underground skena e Maqedonisë, si dhe grupe lokale nga qytetet –nikoqire të evenimenteve. Koncerti i parë do të mbahet në Veles, me 5 gusht, mandej vijojnë koncertet në Strumicë ( 11-gusht), Prilep ( 19- gusht), Tetovë (26- gusht), Kumanovë ( 2- shtator), Shtip (16-shtator), dhe koncertet në Shkup (29-30 shtator dhe 1 –tetor).

Një ditë para çdo koncerti, do të organizohen evenimente  me volum më të vogël, dixhej – sete, takime dhe aktivitete në tre komuna rreth qyteteve nikoqire nëpër të cilat  është paraparë të mbahen koncertet e mëdha, si dhe finale nga disa orë e evenimenteve multimediale, në të cilat do të përfshihen  ekspozita të artit figurativ, debate mbi tema politike, punëtori, projektime të filmave dhe video materialeve, interpretime  të poetëve dhe aktorëve…

Me 4 – gusht Karvani i Lirisë do t’i vizitojë komunat Negotinë, Gradsko dhe Kavadar, ku vizitorët e pranishëm përskaj aktiviteteve të ekipeve të CIVIL, do të kenë mundësinë edhe të paraqiten për transportin e organizuar për koncertin në Veles. Me 10 gusht, një ditë para koncertit në Strumicë, Karvani do të jetë mysafir në komunat Bogdanci, Vallandovë dhe Gjevgjeli, ndërsa një ditë pas koncertit të Prilepit,me 18 gudht, në komunat Krivogashtani, Dollnen dhe Krushevë, ku do të realizohen takime me qytetarë dhe do të organizohet transport për koncertet në Strumicë dhe Prilep. Një ditë para koncertit në Tetovë, me 25 gusht, Karvani do t’i vizitojë komunat Bogovinë, Vrapçishtë dhe Gostivar. Para koncertit në Kumanëvë, me 1 shtator do të vizitohen komunat Likovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa si paralajmërim i koncertit  në Shtip, një ditë para, me 15 shtator, do të vizitohen komunat Çeshinovë, Karbincë dhe Koçanë, dhe nga të gjitha komunat e vizituara do të organizohet transport për koncertet në Tetovë dhe Shtip.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit dhe kulturës të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional.