Të premten në Kumanovë – eveniment i madh multimedial i Karvanit të Lirisë!

Post Image

Me 2 shtator në Kumanovë do të mbahet evenimenti i madh, i katërt me radhë, i Karvanit të Lirisë. Në skenën e madhe në sheshit të qytetit, kumanovarët do të zbaviten me tingujt e “Muzikës së lirisë” të luajtur nga Pece “Superhiks”, “Blla Blla Blla…”, Toni Zen dhe “Shutka Roma Rap”.

Mes aktiviteteve kryesore në këtë eveniment është edhe debati në temën “Maqedonia: me ose pa liri”, që do të fillojë nga ora 18:30 në ambientet e “Komitetit” në Kumanovë.

14115664_1813991392149541_5019862176877679968_o

Përveç  muzikës së shumtë, evenimenti do të jetë i pasuruar me “Vargje të lirisë”, punëtori arti dhe ekspozitë me titull të përbashkët “Liria me ngjyra”, si dhe video projektime interesante. Vargje të lirisë do të lexojnë Elena Prenxhova, Bjondina Sherifi, Marija Jovanovska, Arsim Jonuzi  dhe Mitko Gogov. Punëtorinë artistike do t’a udhëheqë piktori akademik Mirosllav Stojanoviq dhe fotografja Lidija Pajeviq, ndërsa do të marrin pjesë edhe artistët Marija Sazdovska, Valentina Ilijevska dhe Dali Alili.

Njëkohësisht, Karvani i Lirisë vazhdon me aksionet humanitare për viktimat nga përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës. Para skenës në Kumanovë do të vendoset stendë, në të cilën vizitorët do të mund të japin donacionet e tyre.

Karvani i Lirisë i CIVIL do të vizitojë mbi 30 komuna në gjithë vendin, ndërsa në program janë nëntë evenimente të mëdha multimediale, me pjesëmarrje të mbi 150 muzikantëve, mbi 40 poeteshave dhe poetëve dhe po aq artistëve vizualë, rreth tridhjetë pjesëmarrës në debate, si dhe shumë artistë tjerë, intelektualë, persona të shquar dhe aktivistë.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që, përmes ndikimit të artit, të zgjojë vetëdijen qytetare për pjesëmarrje në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional. Projekti është i mbështetur nga USAID.