Toni Zen, muzikant: Duhet të zgjohemi dhe vërtetë ta përjetojmë lirinë!

Toni Zen është një nga raperët dhe producentët më të suksesshëm dhe më të njohur të Maqedonisë. Për më shumë se një dekadë interpreton si solo artist dhe si anëtar i grupit ,,Urbana dimenzija”. Muzika që e interpreton, shpesh është e pasuruar me tekste të angazhuara, të cilat kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit e rëndomtë, në veçanti të rinjtë, në jetën e përditshme.

Ai është një nga artistët e angazhuar, të cilët iu bashkangjitën dhe e mbështetën Karvanin e Lirisë, dhe do të do të performojë në koncertet e tij në Kumanovë me 2 shtator, në Shtip me 16 shtator dhe në një nga koncertet e Shkupit me 30 shtator. Me këtë rast, biseduam me të për artin dhe lirinë.

CIVIL Media: Çfarë paraqet për ty liria?

Toni Zen: Liria është të kem të drejtën e zgjedhjes. T’i jetoj të gjitha liritë dhe drejtpërsëdrejti, në mënyrë të vërtetë, të artikulohem. Të jetoj tejpëjtej të vërtetës, për mua është liri.

CIVIL Media: Sa duhet të sakrifikojë artisti për lirinë?

Toni Zen: Mendoj se nuk duhet të sakrifikojë asgjë, kjo ashtu duhet të jetë. Ne jemi pak më ndryshe të programuar, dhe kemi mendime të tilla  se duhet diçka të sakrifikojmë, se është diçka më e rëndësishme se liria ose se liritë e artistit…E po, tani, ne kështu jemi të kurdisur. Kjo është si – “aaa ju artistët”, sikur jemi njerëz ndryshe. Nuk janë si njerëzit e thjeshtë, që punojnë çdo ditë prej orës 8 deri 5, e kështu me radhë…Nuk ka nevojë këtu të flitet për sakrifica, as të kesh mendime të tilla, thjeshtë duhet të ekzistohet vërtetë. Secili artist vërtetë ekziston, sepse ka ndonjë dëshirë, ndonjë shkëndijë në vete, që të kënaqet dhe të krijojë, të bëjë atë që dëshiron. Të jetojë nga e vërteta, me dashuri.

CIVIL Media: Sa janë artistët aktivë në shoqëri dhe çfarë roli kanë në ndryshimet shoqërore?

Toni Zen: Ka artistë aktivë, dhe jo aktivë. Nëse flasim për hapësirën tonë, ka artistë që nuk e dimë fare se ekzistojnë, megjithatë ata krijojnë dhe punojnë. Janë pak të njohur. Ka artistë që veten e quajnë si të tillë dhe kështu të gjithë i njohin, kështu që kjo është, relativisht, materie e gjallë. Arti ekziston si koncept, si ide për përcjelljen e mesazheve të tilla. Mendoj se artistët ndikojnë shumë. Arti gjendet në të gjitha segmentet e përditshmërisë. Tani mund ta shohim kudo, ndërsa ka dalë nga ata artistë që gjatë kohëve dhe shekujve janë shënuar si të këtillë ose të atillë, si të padëshirueshëm në shoqëri. Tani vjen momenti kur e gjitha energji e tyre del në sipërfaqe dhe theksohet, identifikohen me artin, biles mund të them se në kohën moderne është “shemë”, ose, është moderne të identifikohesh me artin. Qoftë shkrim, pikturë ose ndojnë vepër. Disi në kohën e fundit e shoh si trend. Ndoshta me zhvillimin e teknologjisë, tani çdokush ka kontakt me artin, dhe është e përhapur çdokund. Njësoj si hip-hop kultura, e cila ka filluar si një ide për lirinë dhe dashurinë, dhe arrin të bëhet trend dhe të jetë e pranishme çdokund. Kjo ndoshta është mirë, që arti merr hov të madh. Nuk është më sekret, nuk është i fshehur. Njerëzit zgjohen me art.

CIVIL Media: Cili është mesazhi yt për Karvanin e Lirisë?

Toni Zen: Thjeshtë, të zgjohemi dhe të ekzistojmë vërtetë të zgjuar, të komunikojmë drejtpërdrejtë. Kjo duhet të jetë pika e çdo karvani i cili e përdor këtë fjalë –liri. Mendoj se të gjithë duhet të zgjohemi dhe me të vërtetë ta përjetojmë lirinë. Të kënaqemi me liritë. Mendoj se nuk ka më mirë nga ajo se të kënaqësh me liritë, pa dallim nëse je artist, ose ndonjë punëtor, ose sportist. Ky duhet të jetë qëllimi i çdo qenie njerëzore.