Arsim Jonuzi, poet: Liria do të thotë të mos kesh frikë!

Arsim Jonuzi është poet, autor i dy librave – përmbledhje poezie dhe përmbledhje esesh. Deri tani ka marrë pjesë në manifestime dhe konkurse të ndryshme poetike. Pas interpretimit të tij në evenimentin e madh multimedial të Karvanit të Lirisë në Kumanovë, me të biseduam për lirinë dhe artin.


CIVIL Media: Çfarë do të thotë liria për ty?
Jonuzi: Për mua, të them shkurt, liria do të thotë të mos kesh frikë, të jesh ai që je dhe të paraqesish atë që je.

CIVIL Media: Vallë duhet artisti të sakrifikojë diçka për lirinë?
Jonuzi: Patjetër se po. Të gjithë, jo vetëm artistët. Mirëpo, kur jemi te artistët, mendoj se duhet të japin atë që e kanë në vete, përmes formës së tyre të interpretimit, qoftë përmes poezisë, pikturimit ose diçka tjetër. Dhe, kjo duhet të jetë në rolin e arritjes së lirisë në shoqëri.

CIVIL Media: A mendoni se artistët janë mjaft të angazhuar në shoqëri?
Jonuzi: Mendoj se po, nuk kisha thëne se jo. Por, se çdo herë duhet më tepër, duhet.

CIVIL Media: Cila është porosia juaj për Karvanin e Lirisë?
Jonuzi: Vetëm të vazhdoni kështu, të jeni të fortë dhe të fuqishëm. Ju mbështesim.