Dorian Jovanoviq, “String Forces”: Na duhen ndryshime!

“String Forces” janë grup muzikor i mirënjohur i Maqedonisë, i formuar në vitin 1995. Deri tani kanë botuar katër albume, kanë krijuar muzikë për film, si dhe kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe skena festivali nëpër Maqedoni dhe në Ballkan. Gjatë dy dekadave të krijimtarisë, muzika e tyre ka evoluar nga roku progresiv me motive diskrete tradicionale, deri te World Fusion, bazuar në çallginë tradicionale maqedonase me sfond elektronik.

Me rastin e performancës së tyre më 23 shtator në Shtip, në një nga evenimentet e mëdha multimediale të Karvanit të Lirisë, biseduam me Dorian Jovanoviq, frontmenin e bendit, për lirinë dhe artin.

CIVIL Media: Çfarë paraqet për ty liria?

Jovanoviq: Jashtë definicioneve kushtetuese dhe ligjore, unë lirinë e shoh si ndjenjë që jetën time ta jetoj dhe të shprehem me potencial të plotë, në ndonjë mënyrë. Të mos jenë shteti ose shoqëria ato që do ta rrezikojnë shprehjen time, si autor, si inxhinier, shkencëtar, jurist, pavarësisht…

CIVIL Media: Sa janë të angazhuar në shoqëri artistët në Maqedoni?

Jovanoviq: Kjo është një kategori elastike. Mendoj se te ne, shumë shpesh ndodh që angazhimi të bazohet mbi ndjenja, ide dhe shpërthime jo të sinqerta, ndërsa më shumë mbi ndonjë kompensim financiar për angazhimin e tyre në emër të ndonjë partie ose lëvizjeje.

CIVIL Media: Sa duhet artistët të sakrifikojnë në emër të lirisë?

Jovanoviq:Po të ishte në ndonjë kohë tjetër, do të duhej të themi – edhe jetën! Mendoj se koha më nuk është e tillë dhe kushtet nuk janë të tilla, megjithatë, me siguri se nuk duhet ta sakrifikojnë shprehjen e tyre ose ideologjinë ose idenë, këto nuk guxojnë në asnjë mënyrë! Çdo gjë tjetër është çështje e zgjedhjes, deri ku do të shkohet.

CIVIL Media: Cila është porosia juaj për Karvanin e Lirisë?

Jovanoviq: Na duhen ndryshime. Shteti na ka ikur në qorrsokak, duhet të ndryshojmë diçka.