Evenimenti i madh i Karvanit të Lirisë në Shtip zhvendoset më 23 shtator

Post Image

Në marrëveshje me autoritetet komunale, evenimenti i madh multimedial i Karvanit të Lirisë në Shtip, u prolongua për javën e ardhshme dhe do të mbahet më 23 shtator. Arsyeja kryesore për zhvendosjen është mbajtja e “Pastërmajliadës” tradicionale, e cila përskaj festivalit “Makfest”, viteve të fundit u rrit në eveniment të rëndësishëm për qytetin dhe rajonin. Në këtë mënyrë, qytetaret dhe qytetarët  e Shtipit do të kenë mundësi t’i përcjellin aktivitetet nga të dy evenimentet, që do të kontribuojë për kënaqësi më të gjatë dhe më të madhe të qytetarëve të Shtipit, dhe pasurim të ofertës zbavitëse dhe muzikore në këtë rajon.

fcp concert KU5

Në pjesën muzikore të evenimentit multimedial të Karvanit të Lirisë në Shtip, do të marrin pjesë muzikantët dhe grupet e njohur Toni Zen, “String Forces” dhe “Blla Blla Blla…”. Përveç kësaj, në kuadër të evenimentit do të marrin pjesë edhe poetë të njohur, do të mbahet punëtori arti në ambient të hapur, si dhe debat me temë “Maqedonia – me ose pa liri”.

Një ditë më parë, më 22 shtator, Karvani i Lirisë do t’i vizitojë komunat Sveti Nikole, Radovish, Karbincë dhe Obleshevë, ndërsa në mbrëmje do të mbajë eveniment multimedial në Koçanë, me poezi, video projektime dhe DJ sete me këngë të kushtuara lirisë.

Përndryshe, Karvani i Lirisë do të mbarojë me më shumë evenimente që do të mbahen në komunat e Shkupit gjatë javës së fundit të shtatorit, ndërsa finalja e madhe, në të cilën do të marrin pjesë Beni dhe Non Stop, Toni Zen  me bend live, Kristina Arnaudova, Mooger Fooger, Lilit & Amon Mra dhe Shutka Roma Rap, do të mbahet të shtunën, me 1 tetor.