Karvani i Lirisë në Maqedoninë Lindore

Post Image

Të enjten, më 22 shtator, 2016, Karvani i Lirisë do t’i vizitojë komunat Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku do të promovohet evenimenti i madh multimedial, që do të mbahet ditën e ardhshme, më 23 shtator, në Shtip. Ngjarjet do të fillojnë në ora 12 në sheshin në Shtip, ku ekipi i CIVIL do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do ta prezantojë programin për evenimentet e ardhshme të Karvanit. Karvani më vonë do të vazhdojë rrugëtimin në komunat fqinje Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit. Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Koçanë do të mbahen evenimente poetike dhe muzikore, duke filluar nga ora 18.

14305193_1822357517979595_2806305319108894683_o

 

Nga komunat fqinje do të sigurohet transport falas për evenimentin e madh multimedial në Shtip, i cili do të mbahet një ditë më vonë, të premten, më 23 shtator. Ky eveniment përfshin koncerte muzikore, art vizual, interpretime teatrore dhe poetike dhe aktivitete kulturore, të cilat përfshijnë çështje të ndryshme shoqërore.

Deri tani, Karvani i Lirisë ka mbajtur pesë evenimente të mëdha multimediale, në Veles, Strumicë, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa vizitoi më shumë se 30 komuna. Pas koncertit në Shtip, vijojnë evenimente në Shkup, më 29 dhe 30 shtator, si dhe koncerti i madh përfundimtar me 1 tetor.

Karvani i Lirisë është festival tremujor, i organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri dhe i mbështetur nga USAID, i cili i shfrytëzon artin dhe kulturën që të ndikojë në forcimin e vetëdijesimit dhe pjesëmarrjes qytetare. Ky është projekt dinamik multimedial, i cili e inkurajon pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarjes në nivel lokal  dhe kombëtar.