Magdalena Sazdovska, artiste: Arti ndryshon botën!

Magdalena Sazdovska është artiste e re dhe e talentuar nga Kumanova, Është magjistre e artit, ndërsa momentalisht punon si pedagoge e artit figurativ. Deri tani ka marrë pjesë në disa koloni arti dhe ekspozita kolektive në vend dhe jashtë vendit. Në Karvanin e Lirisë në Kumanovë mori pjesë në punëtorinë e artit “Liria me ngjyra”. Me të biseduam mbi temën – arti dhe liria.

CIVIL Media: Çfarë do të thotë për ty liria?
Sazdovska: Mendoj se artisët më së miri mund ta shprehin lirinë, për arsye se artistët çdo herë shprehen lirshëm. Vetëm fëmijët dhe artistët mund ta ndryshojnë botën e realitetit. Për mua, liria do të thotë çdo gjë që mund ta shpreh lirshëm në pëlhurë dhe t’ua përcjell të gjithëve që kanë dëshirë ta kuptojnë.

CIVIL Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti për lirinë?
Sazdovska: Duke marrë parasysh faktin se një artist i ka vënë zjarrin vetes në emër të artit, mendoj se artisti duhet të sakrifikohet që ta shprehë lirinë, ta shprehë fjalën e tij dhe ta shprehë fuqinë e lirisë, për arsye se është shumë me rëndësi të veprojmë përmes intencave tona për krijim të kreativitetit. Mirëpo, ky kreativitet do të duhej të jetë më kompakt, më me përmbajtje dhe t’u tregojë diçka atyre që kanë dëshirë ta kuptojnë veprën e artit dhe lirinë. Mendoj se kolegët duhet me të vërtetë të japin çdo gjë nga vetja që të kontribuojnë për ndryshime, dhe kështu e kuptoj evenimentin, në të cilin gjendem tani.

CIVIL Media: A janë artistët aktiv në shoqëri ?
Sazdovska: Mendoj se artistët janë të mbyllur. Para së gjithash, në kufizimet e politikës, e cila po merr hov të madh dhe mendoj se u shua ajo frymë artistike, në të cilën ne ishim avangardë. Tani, sikur nuk ka avangardë, sikur nuk ekziston. Pas kryerjes së fakultetit për art figurativ, sikur më nuk ka avangardë në Maqedoni. U rekomandoj të gjithë kolegëve të veprojnë më guximshëm, sepse, siç thonë amerikanët – “të ndash, është të kujdesesh” (sharing is caring). Kështu që, nëse nuk i ndajmë së bashku ndjenjat, nuk do të kujdesemi dhe nuk do t’i përcjellim.

CIVIL Media: Cili është mesazhi yt për Karvanin e Lirisë?
Sazdovska: Mesazhi im është që të vazhdoni edhe më tej, të ecni drejt shkallës së pozitivitetit dhe të rrezatoni me energji pozitive. Me të vërtetë jam e lumtur dhe dëshiroj që të gjithë të jenë të lumtur, mirëpo, çdo herë t’a kuptojnë porosinë e Karvanit, e jo të përjetohet vetëm si zbavitje.