Në Kumanovë ushtonte liria!

Post Image

“Mirmbrëma Kumanovë! Kur në një vend mblidhen njerëz me përkatësi të ndryshme kombëtare, religjioze, gjinore, të shijojnë kënaqësinë e momentit dhe muzikës – kjo është liri!” – bërtiti Toni Zen, mbreti i raperëve, siç e paralajmëruan kolegët e tij nga Shutka Roma Rap, dhe e filloi performancën e tij energjike në skenë, ndërsa ajo që ndodhte në sheshin në Kumanovë, ishte vetëm vërtetim i fjalëve të tija.

fcp concert KU5

Publiku i shumënumërt vallëzonte dhe këndonte në frymën e lirisë, e cila ndjehej gjithandej. Melosi i njohur i “Shutka Roma Rap”, “Blla Blla Blla…”, performanca akustike e Pece “Superhiks”, i shoqëruar nga Petrit Saraçini, si dhe mesazhet për liri të cilat i përcjellën përmes muzikës së tyre, e bashkuan publikun nga të gjitha gjeneratat, publik i cili nga fillimi e deri në fund të evenimentit me duartrokitje dhe duar të ngritura i përkrahu të gjithë pjesëmarrësit.

fcp concert KU

Eksplozion të vërtetë emocionesh shkaktuan edhe Vargjet e Lirisë, të cilat në disa gjuhë i lexuan në skenë  Elena Prenxhova, Bjondina Sherifi, Marija Jovanovska, Arsim Jonuzi dhe Xhabir Deralla. Interpretimi energjik dhe emotiv i Derallës nxiti duartrokitje të zhurmshme të përcjellura me mijëra zëra që klithnin “SLLOBODA!”, “LIRI!”, “FREEDOM!”.

fcp concert KU3

Porositë për liri ishin të përcjellura edhe në punëtorinë e artit nëpër pëlhura, të cilat u shtrinë para skenës së madhe, e mbi të cilat, përveç piktorit akademik Mirosllav Stojanoviq, pikturoi edhe piktorja Magdalena Sazdovska, si dhe shumë qytetarë, duke kyçur dhe më të vegjëlit, fëmijët, të cilët kishin dëshirë që ndjenjat e tyre t’i shndërrojnë në art.

fcp concert KU4

Spektakli multimedial i Karvanit të Lirisë në Kumanovë i së premtes, u shëndrrua në dëshmi dhe vërtetim të synimit për liri, të bukurisë së artit dhe fuqisë së tij për bashkimin e të gjitha dallimeve në një plotësi, me një synim – lirinë. Kumanovarët, si dhe shumë herë deri tani, dëshmuan se e duan dhe e çmojnë artin dhe lirinë, dhe se në to gjejnë kënaqësi.

Teksti: Maja Ivanovska

Fotografitë: ekipi i CIVIL Media ( Sonja Eftovska, Xhabir Deralla, Marija Tegovska, Lidija Pajeviq)