Pece “Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap” sonte me tinguj të lirisë në Kumanovë

Post Image

Në skenën e madhe në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, sonte në ora 20 do të fillojë evenimenti i pestë multimedial i Karvanit të Lirisë, në të cilin do të marrin pjesë Pece”Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap”. Përveç muzikës së lirisë, në skenë do të interpretojnë edhe poetët Elena Prenxhova, Bjondina Sherifi, Marija Jovanovska, Arsim Jonuzi dhe Mitko Gogov. Gjatë koncertit, do të jetë aktive edhe punëtoria artistike dhe ekspozita “Liria me ngjyra”, në të cilën do të marrin pjesë më shumë artistë nga Shkupi dhe Kumanova.

14115664_1813991392149541_5019862176877679968_o

Para kësaj, në ora 18:30, në ndërtesën e Komitetit në Kumanovë, do të mbahet debat mbi temën:” Maqedonia: me ose pa liri”, në të cilin do të diskutojnë muzikanti Toni Zen, poetesha Elena Prenxhova dhe gazetari dhe aktivisti Petrit Saraçini. Moderator i debatit do të jetë kryetari i CIVIL,  Xhabir Deralla.

Karvani i Lirisë, gjithashtu, vazhdon me aksionin humanitar për ndihmë të viktimave në rajonet e përmbytura. Para skenës së madhe në sheshin e Kumanovës, do të vendosen kuti për donacione, ku qytetarët e Kumanovës do të mund t’i japin ndihmat e tyre.
Deri tani, Karvani i Lirisë mbajti katër evenimente të mëdha, në Veles, Strumicë, Kavadar dhe Tetovë, në të cilat morën pjesë Beni dhe Non Stop,  Sethstat, Muger Fuger, PMG Kolektiv, Muhamed Ibrahimi, Këpurdhat, Lazar Stavrov, Le Man, Smouk Shejkers, Uajp Aut, si dhe shumë artistë të shquar, të cilët me artin e tyre si dhe në përditshmëri, kontribuojnë për të drejtat edhe liritë e njeriut.

Karvani i Lirisë i CIVIL, do të vizitojë mbi 30 komuna në gjithë vendin, ndërsa në program janë nëntë evenimente të mëdha multimediale, me pjesëmarrje të mbi 150 muzikantëve, mbi 40 poeteshave dhe poetëve dhe po aq artistëve vizual, me rreth 30 pjesëmarrës në debate, si dhe shumë artistë tjerë, intelektualë, persona të shquar publikë dhe aktivistë.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjojë vetëdijen qytetare për pjesëmarrje në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar. Projekti është i mbështetur nga USAID.