Angellov: Të gjithë ata që e falsifikojnë vullnetin e votuesve, duhet të dënohen!

Për debatin “Sfidat në procesin zgjedhor në Republikn e Maqedonisë”, një nga debatet “Maqedonia: me ose pa liri” – pjesë e aktivitietve të Karvanit të Lirisë, i cili gjatë katër muajve të kaluar ka organizuar disa lloje aktivitetesh në mbi  40 komuna anembanë vendit, CIVIL Media ka realizuar video- intervista me pyetje të njëjta, me politikanët: Stojançe Angellov (Dostoinstvo), Bekim Fazliu ( PDSH), Petre Shilegov (LSDM) dhe Pavle Trajanov ( Bashkimi Demokratik).

CIVIL Media: Cilat janë sfidat më të rëndësishme në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë?

Angellov: Unë nuk shoh asnjë sfidë, shoh vetëm probleme të cilat veç më  është e qartë se  do të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Një prej problemeve më të mëdha është korrupsioni zgjedhor, gjegjësisht, blerja e votuesve, blerja e vullnetit votues, me shpërblime financiare, me të mira tjera materiale, me dhunë zgjedhore ose me detyrim të kategorive të caktuara të votuesve të votojnë, kuptohet, në interes të pushtetit në rastin konkret edhe në përgjithësi e tërë atmosfera e cila do të krijohet rreth zgjedhjeve të ardhshme, të jetë, ose të mos jetë. Mbase për Nikolla Gruevskin zgjedhjet e ardhshme nuk janë çështje e fitores dhe mbijetesës në pushtet, por janë çështje të mbetjes në liri. Ky është mendimi im personal.

CIVIL Media: Cilat janë elementet korruptuese me të cilat shërbehen subjektet politike në procesin zgjedhor?

Angellov: Mund të flas për dhjetë vitet e fundit edhe për VMRO-DPMNE. Para së gjithash, ato janë punësimet, ato e blejnë vullnetin zgjedhor me punësime dhe premtime për punësime. E dimë se ka shembuj të zgjidhjeve të cilat i kanë dhënë, ndërsa zgjidhjet hyjnë në fuqi pas një viti. Për më tej, avancim në punë. Jemi dëshmitarë se në Maqedoni ka kohë që nuk përparojnë më të aftit por besnikët e partisë. Gjithashtu, blerje e drejtpërdrejtë me para dhe me mjete tjera materiale të cilat mbase janë qesharake ose dëshpëruese. Në pjesë të caktuara të Maqedonisë, me një kuti djathë ose paqetë vaji mund të bleni një familje të tërë, një familje me 5-6 vota. Këto janë mënyrat themelore korruptuese të cilat i shfrytëzon VMRO-DPMNE, të cilat  për fat të keq, u treguan si shumë të suksesshme.

CIVIL Media: Si të parandalohet korrupsioni politik në Republikën  e Maqedonisë?

Angellov: Me forcë ose me dëshirë, me dëshirë, ne nuk kemi kohë për këtë, së pari duhet të kemi kulturë të përgjithshme dhe për këtë duhet që vetëdija demokratike të jetë shumë e ngritur, në nivel shumë më të lartë nga ajo që është sot, sepse mendoj se sot, kultura demokratike te shumica e votuesve të Maqedonisë veç më është në nivel më të ulët, njerëzit janë pajtuar me atë që u ndodh. Njerëzit thjeshtë besojnë se nuk mund ta ndryshojnë, edhe pse zotëri votuesi, secili votues, mundet ta ndryshojë këtë moment. Pjesa e dytë është me forcë, gjegjësisht,  përdorimi i Kodit penal, duhet që çdo kush që do të kryejnë krim gjatë votimit, të dinë se këto vepra nuk vjetrohen ashtu lehtë, por se për disa nga ato duhet të kalojnë 5-6 vite deri te skadimi dhe mendoj se duhet të përdoret një nga parimet themelore, se kryesit e veprës penale më shumë i largon nga moskryerja e veprave penale siguria e dënimit, se sa lartësia e dënimit. Do të thotë, të gjithë ata, duke i përfshirë edhe votuesit e rëndomtë të cilët do të marrin një paqetë me vaj që të votojnë për parti të caktuar, duhet të dinë se kjo paraqet vepër penale dhe se duhet të jenë të sigurt se do të jenë të ndëshkuar. Kësaj here duhet patjetër t’i ndëshkojmë të gjithë ata të cilët në çfarë do mënyrë e falsifikojnë vullnetin e votuesve.

Maja Ivanovska

Kamera: Dehran Muratov


Karvani i Lirisë është festival udhëtues, i organizuar nga CIVIL dhe i mbështetur nga USAID, i cili i shfrytëzon  artin dhe kulturën për ndikimin mbi forcimin e vetëdijes qytetare në proceset e vendim marrjes në nivel lokal dhe kombëtar, përmes koncerteve, punëtorive të artit, interpretimeve teatrore dhe poetike, si dhe debateve dhe diskutimeve të cilat përfshijnë çështje të ndryshme kulturore dhe shoqërore të cilat janë me rëndësi për qytetarët.