“Blla Blla Blla…” është rok bend nga Shkupi. Të formuar në vitin 1988, pas pothuajse tre dekadave vazhdojnë të veprojnë në rok skenën, duke realizuar deri tani më shumë albume dhe koncerte, si dhe interpretime në dhjetëra festivale në vend dhe jashtë vendit. Te publiku në rajon mbajnë statusin e kult – grupit, i cili nuk flirton me popullaritetin dhe nuk bën kompromis në artin e tyre. Shpesh, me performancat e tyre kanë demonstruar angazhim shoqëror. Herën e fundit kjo ndodhi me koncertin e tyre vitin e kaluar, në të cilin mblodhën mjete për refugjatët nga Siria, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në shumë iniciativa qytetare, projekte dhe koncerte dedikuar paqes dhe bashkëjetesës, si dhe për të drejtat të personave me nevoja të posaçme.
Para koncerteve të tyre në Karvanin e Lirisë në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shtip me 16 shtator, me Idriz Ametin, liderin e grupit, flasim për qëndrimet e tija për artin dhe lirinë. Continue reading →