Karvani i Lirisë – pjesë e festivalit AKTO në Manastir

Post Image

Me pjesëmarrje në debat mbi temën “Si duhet të arsyetohen mjetet e organizatave qytetare?”, Karvani i Lirisë, i organizuar nga CIVIL –Qendra për Liri, të dielën (14 gusht), ishte pjesë e edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit për arte bashkëkohore AKTO në Manastir. Në debatin mori pjesë presidenti i CIVIL, Xhabir Deralla, i cili, si përfaqësues i Karvanit të Lirisë foli për besimin si moment kyç për punën e suksesshme të një organizate.

13925765_1176505225703580_8481956679388899601_o

“Për bashkëpunimin në një organizatë, me rëndësi të madhe është që ajo të bashkëpunojë me konstituentët e sajë, dhe të ndërtojë besimin te qytetaret dhe qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet bashkëpunim thelbësor dhe themelor  mes organizatave, nëse ato janë të lidhura me interesat, nevojat dhe qëllimiet qytetare. Ato duhet që së bashku ti ndërtojnë vlerat dhe ti realizojnë përmes aksioneve të tyre, bashkë me njerëzit nga shtetet tjera. Këto organizata bashkëpunojnë në mënyrë të natyrshme”, theksoi Deralla.

Në debatin morën pjesë edhe Dushko Gruevski nga shoqata qytetare “Për ne bëhet fjalë” nga Manastiri, Hristina Todorovska –Petrovska nga INKA, organizatë e cila e organizoi festivalin DrimOn” në Strugë dhe Filip Jovanovski, një nga organizatorët e AKTO.

13995641_1176504369036999_6276822093369253531_o

“Nëse nuk ka rezultate nga puna dhe çdo gjë mbetet vetëm në ndarjen e parave mes organizatorëve, ndërsa evenimentet nuk kanë përgjigje nga publiku, atëherë- nuk ka kuptim. Duhet të mbështeten ato festivale që kanë feedback të mirë. Vetëm honorari që e ke fituar për punën e kryer mirë është honorar i vlefshëm. Është me rëndësi të bëhet diçka, por më me rëndësi është të ketë efekt përgjegjës. Në të kundërtën, shfrytëzimi i mjeteve nga fondet mbetet “therje e një lope për një bërxollë”, tha Gruevski.

13913659_1176503999037036_4750694596176832857_o

Sipas Todorovska-Petrovska, “ndërtimi i vetëdijes kritike te të rinjtë është më e rëndësishme nga numërimi i mysafirëve. Për mua, feedback pozitiv është nëse shoh se dikush që ka qenë vullnetar në festivalin tonë, pas disa vitesh, të ndërrohesh si person përmes këtyre përvojave”.

13988232_1176505755703527_8483858001750295324_o

“ Të gjithë duhet të paguhen në mënyrë përkatëse. Sepse qëndrimi se kreativiteti dhe entuziazmi shkatërrohen kur bëhet fjala për para, është i gabueshëm. Përkundrazi, puna joprofesionale i shkatërron idetë”, vlerëson Jovanovski.

28389019383_df2d9f34b1_z

Karvani i Lirisë, është pjesëmarrës aktiv i AKTO,  i cili këtë vit do të mbahet në Shkup, Shtip dhe Tetovë. AKTO është i organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “FRU- Fakulteti për punë që  nuk mësohen(Fakultet za raboti shto ne se uçat)”, i mbështetur nga USAID.