U promovua Karvani i Lirisë në Tetovë

Sot, me fillim në ora 12 në sheshin e Tetovës, para mediumeve lokale, rajonale dhe nacionale, CIVIL e promovoi projektin e ri, Karvani i lirisë, i mbështetur nga USAID.

Në prezencë të mediave, muzikantëve, përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe qytetareve dhe qytetarëve të lirë, Petrit Saraçini, koordinues programor i CIVIL, e promovoi Karvanin e Lirisë dhe i njoftoi me programin detajor për aktivitetet në tre muajt e ardhshme, si dhe për evenimentin multimedial me 26 gusht në Tetovë. Qytetarët prezentë kishin mundësinë të marrin pjesë në foto-peticionin për mbështetje të Karvanit.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija dhe pjesëmarrja qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.