Karvani i Lirisë kësaj jave në Kumanovë

Post Image

Të enjten, me 1 shtator, Karvani i Lirisë do të udhëtojë në Kumanovë, Likovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Në ora 12 në sheshin në Kumanovë, ekipi i organizuesit, CIVIL, do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të prezantojë programin e evenimentit të madh multimedial në Kumanovë, si dhe të aktiviteteve të ardhshme të Karvanit në këtë rajon gjatë ditës. Pastaj Karvani do të vazhdojë nga komunat fqinje Likovë, Nagoriçan të Vjetër, Rankovcë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit.
Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Kriva Pallankë do të mbahen evenimente muzikore dhe poetike, me fillim në ora 18.14107637_1811820662366614_3569251812257383791_o
Nga komunat fqinje do të sigurohet transport falas për evenimentin e madh multimedial në Kumanovë, i cili do të mbahet një ditë më pas, të premten, me 2 shtator. Ky eveniment përfshin koncerte muzikore, art vizual, interpretime teatrale dhe poetike dhe aktivitete kulturore, të cilat përfshijnë çështje të ndryshme shoqërore.

Karvani i Lirisë është festival tremujor, i cili i shfrytëzon artin dhe kulturën që të ndikojë mbi forcimin e vetëdijes dhe pjesëmarrjes qytetare. Ky është projekt dinamik multimedial, i cili e inkurajon pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nacional. Deri tani, Karvani ka organizuar 4 evenimente të mëdha, në Tetovë, Kavadar, Strumicë dhe Veles, ndërsa ka vizituar edhe mbi 20 komuna më të mëdha dhe më të vogla në mbarë vendin. Pas aktiviteteve në rajonin e Kumanovës, evenimenti i ardhshëm i madh multimedial i Karvanit të Lirisë do të mbahet në Shtip, me 16 shtator.