Karvani i Lirisë me koncert të madh në Veles

Post Image

Beni dhe Non Stop, Le Man dhe Lazar Stavrov, në Karvanin e Lirisë në Veles. Koncerti i parë nga seriali i 9 koncerteve të mëdha dhe 27 evenimenteve multimediale të cilat do ti realizojë CIVIL – Qendra për Liri me mbështetje nga USAID, do të mbahet të premten, me 5 gusht, në Parkun e Rinisë (Amfiteatër), në Veles.

Inline image 1

 

 

Nga ora 16:00, në Veles- Zonë e Lirë, do të vendosen info- stendat e Karvanit dhe iniciativa tjera qytetare, ndërsa në skenë do të interpretojnë dixhej-sete të CIVIL Art Freedom Crew.

Nga ora 18:30 deri 20:00 do të mbahet debat në temën “Maqedonia me ose pa liri”, në të cilën do të marrin pjesë Igor Smilev – aktivist, Arben Shaqiri – muzikant dhe Ubavka Janevska – gazetare.

Në korniza të programit të ngjarjes do të mbahen e dhe lexime poetike në të cilat do të marrin pjesë poeteshat: Aleksandra Spaseska dhe Ivana Smilevska, aktorët Samoil Stojanovski dhe poeti Ljubomir Mihajlovski, punëtori artistike dhe Ekspozita e Lirisë në ngjyra e autorëve Miroslav Stojanoviq, Lidija Pajeviq, Erina Bogoeva, Tea Pupkova, Kasiopeja Naumovska dhe Sali Ertunç, si dhe video projektime “Imazhe që lëvizin”. Për muzikën e Lirisë  dhe zbavitje të mirë do të kujdesen : Lazar Stavrov (The Ghandies), Le Man dhe Beni –Non Stop.

Një ditë para, me 4 gusht, Karvani i Lirisë me evenimente më të vogla multimedialedo t’i vizitojë komunat Kavadar, Negotinë, Gradsko dhe Çashka. Këto ngjarje dhe koncerti në Veles janë të parat nga shumë ngjarje multimediale të cilat do të organizohen në  periudhën prej 5 gushtit deri em 1 tetor në 27 qytete nëpër Maqedoni, në të cilat do të marrin pjesë shumë grupe muzikore të njohura, piktorë, aktorë, poetë… Përveç muzikës, do të ketë edhe shumë poezi, teatër, video projektime, ekspozita, punëtori dhe debate për lirinë. Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit t’a zgjojë vetëdijen qytetare dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e sjelljes së vendimeve.