Karvani i Lirisë udhëton për Gjevgjeli, Dojran, Vallandovë dhe Bogdanci

Post Image

Të mërkurën, 10 gusht 2016, Karavani i Lirisë udhëton në Gjevgjeli, Dojran, Vallandovë dhe Bogdanci. Ngjarjet do të fillojnë në ora 14  në qendrën e Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit, me di-xhej sete, projeksione të artistëve dhe prezantime nga aktivistët e Karvanit për ngjarjet e ardhshme dhe orarin e tyre.  Karvani pastaj do të vazhdojë në Gjevgjeli, ku më vonë gjatë ditës dhe në mbrëmje do të mbahet muzikë dhe ngjarje poetike prej orës 18.

Leaflet Strumica 02a

Megjithëse, dhe Karvani i Lirisë i CIVIL – Qendra për Liri bashkohet drejt aksioneve për ndihmë për viktimat prej përmbytjeve në vend. Në të gjitha info – stendat, të cilat në dy ditët e ardhshme, 10 dhe 11 gusht, do t’i vizitojnë komunën e Strumicës, Vallandovës, Bogdancit, Dojranit dhe Gjevgjelisë, do të vendosen kuti për donacione, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të donojnë dhe ushqim të konservuar dhe mjete për higjienë.

 

Prej Gjevgjelisë, Dojranit, Bogdancit dhe Vallandovës do të sigurohet transport falas për ngjarjen e madhe multimediale në Strumicë, e cila do të mbahet një ditë më pas, të enjten, 11 gusht. Kjo ngjarje përfshin koncerte muzikore, arte vizual, shfaqje teatrale, lexime poetike dhe aktivitete kulturore që adresojnë çështje të ndryshme shoqërore.

 

Karvani i Lirisë është festival tremujor, organizuar nga CIVIL – Qendra për Liri dhe i mbështetur nga USAID, i cili do të përdorë artin dhe kulturën për të ndikuar në forcimin e vetëdijes qytetare dhe pjesëmarrjes qytetare.  Ai është projekt dinamik multimedial, i cili inkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal dhe kombëtar.