Mbështetësit e Karvanit të Lirisë me porosi për lirinë

Në promovimin e projektit të Karvanit të Lirisë, që realizohet nga CIVIL – Qendra për liri, me mbështetje nga USAID, morën pjesë një numër i madh artistësh muzikantë, poetë, piktorë…Disa nga ata, përmes video- deklaratave të shkurta theksuan se çfarë do të thotë liria për ata.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit dhe kulturës të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional.