Shutka Roma Rap: Liria nuk njeh kufij!

Shutka Roma Rap – Bend shumë më i njohur për skenat e festivaleve dhe publikën  jashtë vendit se sa në vendlindje. Ngjashëm si grupi anglez Asian Dub Foundation, bendi  është krijuar si rezultat i një projekti të shoqërisë qytetare, që pastaj të vazhdojë me sukses të zhvillohet dhe me muzikën e tyre të mahnit publikun nëpër Evropë. Si pjesë e programit të Karvanit të Lirisë, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, do të interpretojnë në tre qytete të vendit: në Prilep me 19 gusht, në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shkup në një nga tre koncertet e mëdha të Karvanit në fund të shtatorit  2016.

Deri tani kanë marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura nëpër Evropë , si Siget në Hungari dhe Roskilde në Danimarkë. Për suksesin e tyre jashtë kufijve të vendit flet edhe fakti se një grup muzikantësh nga Suedia, të interesuar për muzikë autentike me instrumente frymore, vijnë në Shutkë të mësojnë se si bëhet kjo nga mjeshtrit e melosit Rom. Këngët e tyre janë të pasura me tekste me temë shoqërore  në të cilat flitet për  lirinë e njeriut, për fatin e romëve në botë, për getoizimin e grupeve të tëra shoqërore. Si artistë të angazhuar shoqëror dhe social, me Ismet Ameti’n dhe Mendo Selman’in nga Shutka Roma Rap, bisedojmë për muzikën dhe lirinë.

CIVIL Media: Çka do të thotë për ju liria?

Shutka Roma Rap: Populli rom e do lirinë në secilin kuptim të fjalës. Lirinë e duam më shumë se të gjithë tjerët, për këtë arsye gjendemi çdo kund në për botë, i kalojmë të gjitha kufijtë!

Civil Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti që të jetë i lirë?

Shutka Roma Rap: Për sukses çdo herë nevojitet sakrificë, por, në fund të ditës, ia vlen.

CIVIL Media: Çfarë mendoni për Karvanin e Lirisë?

Shutka Roma Rap: Ju falënderojmë për ftesën tuaj që të jemi pjesë e Karvani të Lirisë dhe të tregojmë se jemi pjesë e kësaj lufte për liri. Karvanin e shohim si  një mundësi  të afrohemi më shumë deri te publiku i Maqedonisë.

Shikojeni intervistën e plotë me Shutka RoMA Rap:

Qëllimi i Karvanit të lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.