CIVIL me falënderim deri te kryetarët e komunave – nikoqirë të Karvanit të Lirisë
Muzikantët, artistët dhe intelektualët e Karvanit të Lirisë me mesazhet e tyre për të drejtat dhe liritë e njeriut kanë prekur deri te mijëra qytetare dhe qytetarë në rrugëtimin e tyre nëpër Republikën e Maqedonisë.
Aktivitetet e Karvanit filluan me pjesëmarrjen në festivalet D-Fest në Dojran, DrimOn në Strumicë dhe AKTO në Manastir, ndërsa vetë Karvani i Lirisë e promovoi programin dhe mesazhet, me 21 korrik.
Në rrugën e tij, Karvani i Lirisë pati bashkëpunim të shkëlqyer me nikoqirët, kryetarët e komunave, ekipet e tyre dhe këshillеt e komunave. Për këtë arsye, CIVIL – Qendra për Liri i falënderon kryetarët e komunave Veles – Sllavço Çadiev, Strumicë- Zoran Zaev, Kavadar – Aleksandar Panov, Tetovë – Teuta Arifi dhe Kumanovë – Zoran Damjanovski.
Për më tej, edhe në përgatitjet e edicionit të Karvanit të Lirisë Në Shtip, që do të mbahet të premten e ardhshme me 23 shtator, CIVIL hasi në bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarin Illço Zahariev.
Kryetarët e komunave – nikoqire të Karvanit të Lirisë ofruan mbështetjen e tyre në shumë mënyra, nga miratimet e shpejta dhe pozitive, deri te shfrytëzimi falas i hapësirave dhe energji elektrike të domosdoshme për mbajtjen e evenimenteve të mëdha multimediale në këto komuna.
Karvani i Lirisë ka mbajtur më shumë evenimente të vogla, por jo me domethënie më të vogël edhe në disa komuna tjera. CIVIL i falënderon kryetarët e komunave Kriva Pallankë – Arsenço Aleksovski, dhe Gostivar- Nevzat Bejta. Për evenimentin në Manastir, falënderojmë koleget dhe kolegët nga organizata “Për ne bëhet fjalë”, të cilët ndihmuan dhe morën pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në programin në këtë qytet.
Para Karvanit, përveç në Shtip, javën e ardhshme do të mbahet eveniment i vogël në komunën Koçanë, ku CIVIL ka komunikim të mirë me kryetarin Ratko Dimitrovski.
Karvani i Lirisë me angazhim të shtuar përgatitet për finalen e madhe në Shkup dhe këto ditë do ta fillojë komunikimin me komunat Qendër, Çair, Karposh, Aerodrom, si dhe me administratën e Qytetit të Shkupit. Në CIVIL nuk ekziston dyshim se bashkëpunimi edhe me këto komuna do të jetë i shkëlqyeshëm.