Karvani i Lirisë me koncert të madh në Shtip

Post Image

Evenimenti i madh i gjashtë me radhë i Karvanit të Lirisë do të mbahet këtë të premte, më 23 shtator, në Shtip. Përveç koncertit të Toni Zen, “String Forsis” dhe “Blla Blla Blla…”, evenimenti do të sjellë edhe lexime poetike, debat interesant, punëtori praktike arti në ambient të hapur, info stenda, DJ-sete dhe video projektime.

14305193_1822357517979595_2806305319108894683_o
Aktivitetet e evenimentit multimedial të Karvanit të Lirisë do të fillojnë në mesditë, dhe do të përfshijnë video projektime interesante, shpërndarje të materialeve promovuese dhe DJ sete me hite botërore muzikore kushtuar lirisë. Nga ora 18:30, në sallën e vogël të komunës do të mbahet debat në temën “Maqedonia: me ose pa liri”, me profesoreshën Mirjana Najçeska, muzicientin Toni Zen dhe gazetarin Vojo Manevski. Në koncertin që do të fillojë në ora 20:00, përskaj emrave të mëdha muzikorë “Blla Blla Blla…”, Toni Zen dhe “String Forsis”, do të marrin pjesë edhe poeteshat dhe poetët Elena Prenxhova, Kiril Panajotov, Xhabir Deralla dhe Rina Jankullovska. Gjatë gjithë kohës do të jetë aktive edhe punëtoria e artit dhe ekspozita e titulluar “Liria me ngjyra”, në të cilën, përskaj piktorit akademik Mirosllav Stojanoviq, me vepra të tyre do të prezantohen edhe artistët Bore Minov, Jovana Velinova, Miki Ivanov dhe Zorica Peceva.

Karvani i Lirisë, i organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri dhe i mbështetur nga USAID, deri tani ka mbajtur pesë evenimente të mëdha multimediale në Veles, Strumicë, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, dhe ka vizituar rreth 30 komuna nëpër gjithë vendin, duke ofruar më shumë lloje të evenimenteve muzikore dhe artistike, si dhe aktivitete kulturore të cilat përfshijnë çështje të ndryshme shoqërore.

Karvani i Lirisë është festival tremujor, i cili do t’i shfrytëzojë artin dhe kulturën që të ndikojë mbi forcimin e vetëdijesimit dhe pjesëmarrjes qytetare. Ky është projekt multimedial dinamik, i cili e inkurajon pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.