Karvani i Lirisë sot nëpër Maqedoninë Lindore

Post Image

Sot, me fillim nga ora 12, në sheshin në Shtip, CIVIL-Qendra për Liri do të mbajë pres –konferencë, në të cilën do t’i paralajmërojë vizitat e sotme nëpër Maqedoninë Lindore, si dhe evenimentin e madh të nesërm në Shtip.

14305193_1822357517979595_2806305319108894683_o

Pas pres-konferencës, Karvani do t’i vizitojë komunat Radovish, Sveti Nikollë, Çeshinovë, Obleshevë, Karbincë, Koçanë dhe Vinicë. Gjatë ditës, ekipet e CIVIL do ta prezantojnë programin dhe qëllimin e Karvanit para qytetarëve dhe do të bisedojnë me ta për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Evenimenti multimedial i ditës së nesërme fillon në mesditë, me info-stenda, DJ-sete dhe video projektime. Në ora 18:30, në sallën e vogël të komunës, do të mbahet debat me temë “Maqedonia: me ose pa liri”. Mandej vijon koncerti i madh, në të cilin publiku do të ketë mundësinë t’i ndjekë interpretimet e Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “String Forces”, lexime poetike, si dhe ekspozitë të artit figurativ dhe punëtorinë në ambient të hapur.

Karvani i Lirisë, i organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri dhe i mbështetur nga USAID, deri tani ka mbajtur pesë evenimente të mëdha multimediale në Veles, Strumicë, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, dhe ka vizituar mbi 30 komuna nëpër gjithë vendin, duke ofruar më shumë lloje të evenimenteve muzikore dhe artistike, si dhe aktivitete kulturore të cilat përfshijnë çështje të ndryshme shoqërore.

Karvani i Lirisë është festival tremujor, i cili i shfrytëzon muzikën dhe kulturën që të ndikojë mbi forcimin e vetëdijesimit dhe pjesëmarrjes qytetare. Ky është një projekt dinamik, i cili e inkurajon pjesëmarrjen qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar.