Shilegov: VMRO-DPMNE ka rrënuar të gjitha standardet e veprimit politik!

Për debatin “Sfidat në procesin zgjedhor në Republikn e Maqedonisë”, një nga debatet “Maqedonia: me ose pa liri” – pjesë e aktivitietve të Karvanit të Lirisë, i cili gjatë katër muajve të kaluar ka organizuar disa lloje aktivitetesh në mbi  40 komuna anembanë vendit, CIVIL Media ka realizuar video- intervista me pyetje të njëjta, me politikanët: Petre Shilegov (LSDM), Stojançe Angellov (Dostoinstvo), Bekim Fazliu ( PDSH) dhe Pavle Trajanov ( Bashkimi Demokratik).

CIVIL Media: Cilat janë sfidat më të rëndësishme në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë?

Shilegov: Në zgjedhjet e ardhshme, Republika e Maqedonisë në fakt është para sfidës, pas një periudhe të gjatë ose pas disa proceseve zgjedhore, të organizojë zgjedhje me të vërtetë të lira, të drejta dhe demokratike. Jeni dëshmitarë, edhe ju edhe publiku, se disa cikle zgjedhore, në veçanti nga viti 2011, janë çdo gjë përveç të lira, të drejta dhe demokratike, gjë për të cilën edhe është ngritur procedurë kundër udhëheqësisë së partisë qeverisëse VMRO-DPMNE si shoqatë kriminele për mashtrim zgjedhor. Në periudhën e kaluar kemi punuar shumë si  bashkim Lidhje Demokratike Sociale, që të mundësojmë sigurimin e minimumit të kushteve të cilat do të mundësojnë që ky proces zgjedhor i nisur, të jetë i përsosur dhe me standarde normale evropiane, demokratike dhe civilizuese. Për ne është imperativ që zgjedhjet e ardhshme të jenë pikërisht të tilla dhe të organizohen pikërisht sipas këtyre kritereve.

CIVIL Media: Cilat janë elementet korruptuese që i përdorin subjektet politike në fushatat e tyre?

Shilegov: Korrupsioni zgjedhor, varësisht nga aspekti nga të cili e shihni ose sa gjerësisht e shihni, ka më shumë aspekte. Nga mënyra më e egër kur në bazë ditore ose në ditën para zgjedhjeve ka pagesa, sa me mjete financiare, sa me mjete materiale, duke e keqpërdorur pozitën e rëndë sociale të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Të mos harrojmë se ka 180 000 qytetarë në Republikën e Maqedonisë me nga 22 denarë në ditë. Kjo është mënyrë klasike, e egër e korrupsionit. Megjithatë, nëse e shihni aspektin më të gjerë të korrupsionit, atëherë nuk mund të mos merret parasysh edhe punësimi partiak për arsye se edhe kjo është një mënyrë e caktuar e korruptimit të qytetarëve. Në Maqedoni, për fat të keq, struktura qeverisëse e vendosi klientelizmin partiak si mënyrë e funksionimit edhe në shtet edhe në shoqëri. Këta njerëz janë të ballafaquar me sfida të përditshme  tu përgjigjen kërkesave të krerëve, kërkesave të mbikqyrësve të tyre, me qëllim të plotësojnë censuset e synuara, që në llogari të asaj të fitojnë ose ta ruajnë vendin e punës. Nuk mund të mos e shihni edhe këtë si një lloj të korrupsionit.

CIVIL Media: Si të parandalohet korrupsioni politik në procesin zgjedhor?

Shilegov: Do të duhet të krijohen shumë vetëdijesime dhe ndërgjegjësime në shoqërinë tonë. Kishim një proces të mirë deri vitin 2005-2006 kur Republika e Maqedonisë i plotësoi standardet dhe në fakt statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mandej na ndodhi kjo fatkeqësi shtetërore, politike, shoqërore e quajtur VMRO-DPMNE e cila plotësisht  i rrënoi të gjitha standardet e veprimit politik të Republikës së Maqedonisë.  Nga këtu, me automatizëm  do të thotë se kriza politike dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë mund të kryhet pas rënies së Nikolla Gruevskit, të VMRO- DPMNE-së, ndërsa njerëzit përgjegjës, strukturat përgjegjëse politike, mes të cilave edhe LSDM, por edhe një pjesë e mirë nga anëtarësia e VMRO-DPMNE, për arsye se nuk besojmë dhe nuk duam të besojmë se e gjithë anëtarësia është me karakter aq  kriminel siç është udhëheqësia , do të duhet të punojmë shumë në periudhën që vijon, që t’i shërojmë plagët nga gruevizmi. Vetë shërimi nga plagët e gruevizmit në fakt do ta sjell shtetin në një proces në të cilin zgjedhjet do të jenë vetëm një garë mes ideve politike ku njerëzit do të mund të vendosin dhe ta japin votën e tyre për atë që mendojnë se duhet ta udhëheq shtetin në kushte plotësisht normale, të rregullta, të mos them- procese të mërzitshme të cilat ndodhin çdo ditë.

Maja Ivanovska

Kamera: Atanas Petrovski


Karvani i Lirisë është festival udhëtues, i organizuar nga CIVIL dhe i mbështetur nga USAID, i cili i shfrytëzon  artin dhe kulturën për ndikimin mbi forcimin e vetëdijes qytetare në proceset e vendim marrjes në nivel lokal dhe kombëtar, përmes koncerteve, punëtorive të artit, interpretimeve teatrore dhe poetike, si dhe debateve dhe diskutimeve të cilat përfshijnë çështje të ndryshme kulturore dhe shoqërore të cilat janë me rëndësi për qytetarët.