Trajanov: Nëse institucionet shtetërore lirohen nga frika, regjimi do të bie!

Për debatin “Sfidat në procesin zgjedhor në Republikn e Maqedonisë”, një nga debatet “Maqedonia: me ose pa liri” – pjesë e aktivitietve të Karvanit të Lirisë, i cili gjatë katër muajve të kaluar ka organizuar disa lloje aktivitetesh në mbi  40 komuna anembanë vendit, CIVIL Media ka realizuar video- intervista me pyetje të njëjta, me politikanët: Pavle Trajanov ( Bashkimi Demokratik), Stojançe Angellov (Dostoinstvo), Bekim Fazliu ( PDSH) dhe Petre Shilegov (LSDM).

CIVIL Media: Cilat janë sfidat më të rëndësishme në procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë?

Trajanov: Problemi më i madh me të cilin përballohemi si parti që nuk janë pjesë e katërshes së madhe, është përfshirja në media, veçanërisht  në mediat e ashtuquajtura pro-qeveritare, të cilat nuk ndajnë hapësirë për partitë tjera, dhe atë që e publikojnë është jashtë thelbit të ngjarjes nga konferenca për shtyp. Kuptohet se ka edhe probleme tjera. Po përballemi me presione serioze  nga partia qeverisëse mbi aktivistët dhe anëtarët tonë, të cilët premtojnë punësime, avancime në karrierë, e nëse nuk ia arrijnë, atëherë pasojnë kërcënime se do ta humbin punën. Bëjnë presione mbi biznesmenë. Ky është një problem serioz me të cilin këtyre ditëve përballemi si Bashkim Demokratik i Maqedonisë.

CIVIL Media: Cilat janë elementet korruptuese të cilat i përdorin subjektet politike në fushatat e tyre?

Trajanov: Të gjitha ajo që i fitojmë si informata, janë brengosëse, në veçanti aktivitetet që i përgatit partia qeverisëse VMRO – DPMNE dhe përmes tyre, me korrupsion, me shumë të ndarë të parave , se do të mund të blejnë sa më shumë votues që të votojnë për ata. Me këtë problem po përballemi, dhe për këtë arsye mendojmë se të gjitha institucionet shtetërore, posaçërisht MPB, duhet të bëjnë çmos , dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese, dhe ky aktivitet i cili përgatitet me të madhe të bëhet i bllokuar dhe të mos realizohet.

CIVIL Media: Në çfarë mënyre të parandalohet korrupsioni politik në procesin zgjedhor?

Trajanov: Kjo është çështja më e rëndë, si të parandalohet dhe si institucionet të fillojnë me funksionim? Qytetarët duhet vetë të paraqesin, publikisht. Mediat të kushtojnë më shumë vëmendje ndaj korrupsionit që po ndodh mes qytetarëve nga ana e partive politike të cilat edhe bëjnë presione edhe kërcënohen, tentojnë që me blerje të votave të arrijnë rezultat më të mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të gjitha institucionet shtetërore të lirohen nga shtrëngimet, të mos frikohen, regjimi do të bie! Kjo mund të ndihmojë shumë që qytetarët të jenë të lirë dhe të bisedojnë lirë dhe t’i udhëzojnë bashkëbiseduesit e tyre që gjithashtu, lirë, të votojnë në ditën e votimeve.

Maja Ivanovska

Kamera: Dehran Muratov


Karvani i Lirisë është festival udhëtues, i organizuar nga CIVIL dhe i mbështetur nga USAID, i cili i shfrytëzon  artin dhe kulturën për ndikimin mbi forcimin e vetëdijes qytetare në proceset e vendim marrjes në nivel lokal dhe kombëtar, përmes koncerteve, punëtorive të artit, interpretimeve teatrore dhe poetike, si dhe debateve dhe diskutimeve të cilat përfshijnë çështje të ndryshme kulturore dhe shoqërore të cilat janë me rëndësi për qytetarët.