Çdokush i interesuar për transport falas prej Vallandovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë për të vizituar ngjarjen e madhe multimediale në Strumicë më 11 gusht, mund të aplikojë në 02/5209176 ose në [email protected]. Continue reading →
Beni dhe Non Stop është bend muzikor i cili me sukses qëndron në skenë për më shumë se 15 vite, me stilin dhe saundin e tyre. Përskaj faktit që sot janë një nga emrat më të njohura në rok skenën e Maqedonisë, këta djem përmes tregimit të tyre muzikor në mënyrë të përkryer flasin për vetëdijen e tyre dhe angazhimin shoqëror. Në këtë kontekst, kanë përgatitur një c-d multietnike, të emëruar Multivitamine music project, në të cilën u gjetën dymbëdhjetë këngë – nga dy në gjuhët në të cilat flitet në Maqedoni: maqedonase, shqipe, serbe, turke, rome dhe vllehe. “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” është kënga e fundit e cila është produkt i ndodhive aktuale shoqërore në vend. Me rastin e interpretimit në Karvanin e Lirisë me 5 gusht në Veles, biseduam me Arben Beni Shaqirin në temën muzikë dhe liri.
CIVIL Media: Çfarë paraqet liria për Benin?
Beni: Liria është e drejta e pamohueshme e njeriut, nëse njeriu nuk ka liri, nuk ka asgjë.
CIVIL Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti për lirinë?
Beni: Shprehja e lirë është ajo fundamentalja që çdo artist duhet ta mbajë në vete. Nëse Artisti nuk e ka ndjenjën e lirisë, atëherë nuk ka nevojë të merret me art.
CIVIL Media: Beni dhe Non Stop, në Karvanin e Lirisë, me 5 gusht në Veles..
Beni: Interpretimi ynë vetëm do të provojë ta zmadhojë atë pas të cilës të gjithë ne ke mi shtrirë duart me këtë Karvan, e ajo definitivisht është shprehja e lirisë dhe fitorja e lirisë, ajo që na takon si e drejtë elementare.
Në vazhdim shikojeni intervistën në tërësi.
Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.
Të gjithë të interesuarit për transport pa pagesë nga Kavadari, Negotina dhe Gradsko për evenimentin e madh multimedial nesër në Veles, 5 gusht, mund të paraqiten në 02/5209176 ose në [email protected].
Autobusi nga Negotina niset në ora 17.20 nga parkingu te sheshi i qytetit, prej Kavadari në ora 18.00 nga parkingu para DAP (UJP), ndërsa nga Gradsko në ora 18.45 nga parkingu para “Zhito- market”.
Autobusi me udhëtarët kthehet në të njëjtat lokacione pas mbarimit të pjesës së programit të Karvanit të Lirisë të Velesit, rreth mesnatës.
Në programin e mbrëmjes të Karvanit të Lirisë marrin pjesë Beni dhe Non Stop, Lazar Stavrov (The Gandhies) dhe Le Man. Në skenën e madhe në Amfiteatrin në Veles do të ketë edhe performanca poetike-skenike nga Aleksandra Spaseska, Ivana Smilevska, Ljubomir Mihajlovski DHE Samoil Stojanovski. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe punëtori artistike me Miroslav Stanojeviq.
Paraqitja për transport falas deri në Veles dhe prapa akoma vazhdon.
Shutka Roma Rap – Bend shumë më i njohur për skenat e festivaleve dhe publikën jashtë vendit se sa në vendlindje. Ngjashëm si grupi anglez Asian Dub Foundation, bendi është krijuar si rezultat i një projekti të shoqërisë qytetare, që pastaj të vazhdojë me sukses të zhvillohet dhe me muzikën e tyre të mahnit publikun nëpër Evropë. Si pjesë e programit të Karvanit të Lirisë, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, do të interpretojnë në tre qytete të vendit: në Prilep me 19 gusht, në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shkup në një nga tre koncertet e mëdha të Karvanit në fund të shtatorit 2016.
Deri tani kanë marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura nëpër Evropë , si Siget në Hungari dhe Roskilde në Danimarkë. Për suksesin e tyre jashtë kufijve të vendit flet edhe fakti se një grup muzikantësh nga Suedia, të interesuar për muzikë autentike me instrumente frymore, vijnë në Shutkë të mësojnë se si bëhet kjo nga mjeshtrit e melosit Rom. Këngët e tyre janë të pasura me tekste me temë shoqërore në të cilat flitet për lirinë e njeriut, për fatin e romëve në botë, për getoizimin e grupeve të tëra shoqërore. Si artistë të angazhuar shoqëror dhe social, me Ismet Ameti’n dhe Mendo Selman’in nga Shutka Roma Rap, bisedojmë për muzikën dhe lirinë.
CIVIL Media: Çka do të thotë për ju liria?
Shutka Roma Rap: Populli rom e do lirinë në secilin kuptim të fjalës. Lirinë e duam më shumë se të gjithë tjerët, për këtë arsye gjendemi çdo kund në për botë, i kalojmë të gjitha kufijtë!
Civil Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti që të jetë i lirë?
Shutka Roma Rap: Për sukses çdo herë nevojitet sakrificë, por, në fund të ditës, ia vlen.
CIVIL Media: Çfarë mendoni për Karvanin e Lirisë?
Shutka Roma Rap: Ju falënderojmë për ftesën tuaj që të jemi pjesë e Karvani të Lirisë dhe të tregojmë se jemi pjesë e kësaj lufte për liri. Karvanin e shohim si një mundësi të afrohemi më shumë deri te publiku i Maqedonisë.
Shikojeni intervistën e plotë me Shutka RoMA Rap:
Qëllimi i Karvanit të lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.
Beni dhe Non Stop, Le Man dhe Lazar Stavrov, në Karvanin e Lirisë në Veles. Koncerti i parë nga seriali i 9 koncerteve të mëdha dhe 27 evenimenteve multimediale të cilat do ti realizojë CIVIL – Qendra për Liri me mbështetje nga USAID, do të mbahet të premten, me 5 gusht, në Parkun e Rinisë (Amfiteatër), në Veles. Continue reading →
Me eveniment multimedial i cili ka për qëllim të shfrytëzojë ndikimin e artit dhe kulturës dhe të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare, Karvani i Lirisë i CIVIL- Qendrës për Liri, të shtunën ( 30 korrik) ishte pjesë e edicionit të katërt të festivalit “DrimON” në Strugë. Ekipi i CIVIL, gjatë ditës ka shpërndarë materiale informative dhe ka biseduar me Struganë, duke i promovuar qëllimet e Karvanit të Lirisë. Evenimenti multimedial u mbajt në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në skenën e vogël në sheshin e Strugës. Continue reading →
Në promovimin e projektit të Karvanit të Lirisë, që realizohet nga CIVIL – Qendra për liri, me mbështetje nga USAID, morën pjesë një numër i madh artistësh muzikantë, poetë, piktorë…Disa nga ata, përmes video- deklaratave të shkurta theksuan se çfarë do të thotë liria për ata. Continue reading →
Nesër mbrëma, (e shtunë 30 korrik), në sheshin e Strugës, në kornizat e festivalit Drimon, CIVIL-Qendra për liri dhe Karvani i Lirisë do të marrin pjesë me programën e tyre. Evenimenti fillon në ora 20 me dixhej –set të CIVIL Art Crew. Do të vijojnë lexime poetike të Elena Prenxhova dhe Teuta Ajdini- Jegeni, video projekcione të serialit të gazetarëve qytetarë të shpërblyer, si dhe projekcioni i art filmit “ Korrësi” (“Zhnejaçot”) nga Xhabir Deralla.Continue reading →