CIVIL me falënderim deri te kryetarët e komunave – nikoqirë të Karvanit të Lirisë

Post Image

Muzikantët, artistët dhe intelektualët e Karvanit të Lirisë me mesazhet e tyre për të drejtat dhe liritë e njeriut kanë prekur deri te mijëra qytetare dhe qytetarë në rrugëtimin e tyre nëpër Republikën e Maqedonisë.

Aktivitetet e Karvanit filluan me pjesëmarrjen në festivalet D-Fest në Dojran, DrimOn në Strumicë dhe AKTO në Manastir, ndërsa vetë Karvani i Lirisë e promovoi programin dhe mesazhet, me 21 korrik. Continue reading

Dorian Jovanoviq, “String Forces”: Na duhen ndryshime!

“String Forces” janë grup muzikor i mirënjohur i Maqedonisë, i formuar në vitin 1995. Deri tani kanë botuar katër albume, kanë krijuar muzikë për film, si dhe kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe skena festivali nëpër Maqedoni dhe në Ballkan. Gjatë dy dekadave të krijimtarisë, muzika e tyre ka evoluar nga roku progresiv me motive diskrete tradicionale, deri te World Fusion, bazuar në çallginë tradicionale maqedonase me sfond elektronik.

Me rastin e performancës së tyre më 23 shtator në Shtip, në një nga evenimentet e mëdha multimediale të Karvanit të Lirisë, biseduam me Dorian Jovanoviq, frontmenin e bendit, për lirinë dhe artin. Continue reading

Në Kumanovë ushtonte liria!

Post Image

“Mirmbrëma Kumanovë! Kur në një vend mblidhen njerëz me përkatësi të ndryshme kombëtare, religjioze, gjinore, të shijojnë kënaqësinë e momentit dhe muzikës – kjo është liri!” – bërtiti Toni Zen, mbreti i raperëve, siç e paralajmëruan kolegët e tij nga Shutka Roma Rap, dhe e filloi performancën e tij energjike në skenë, ndërsa ajo që ndodhte në sheshin në Kumanovë, ishte vetëm vërtetim i fjalëve të tija. Continue reading

Pece “Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap” sonte me tinguj të lirisë në Kumanovë

Post Image

Në skenën e madhe në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, sonte në ora 20 do të fillojë evenimenti i pestë multimedial i Karvanit të Lirisë, në të cilin do të marrin pjesë Pece”Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap”. Përveç muzikës së lirisë, në skenë do të interpretojnë edhe poetët Elena Prenxhova, Bjondina Sherifi, Marija Jovanovska, Arsim Jonuzi dhe Mitko Gogov. Gjatë koncertit, do të jetë aktive edhe punëtoria artistike dhe ekspozita “Liria me ngjyra”, në të cilën do të marrin pjesë më shumë artistë nga Shkupi dhe Kumanova. Continue reading

Të premten në Kumanovë – eveniment i madh multimedial i Karvanit të Lirisë!

Post Image

Me 2 shtator në Kumanovë do të mbahet evenimenti i madh, i katërt me radhë, i Karvanit të Lirisë. Në skenën e madhe në sheshit të qytetit, kumanovarët do të zbaviten me tingujt e “Muzikës së lirisë” të luajtur nga Pece “Superhiks”, “Blla Blla Blla…”, Toni Zen dhe “Shutka Roma Rap”.

Mes aktiviteteve kryesore në këtë eveniment është edhe debati në temën “Maqedonia: me ose pa liri”, që do të fillojë nga ora 18:30 në ambientet e “Komitetit” në Kumanovë. Continue reading

Toni Zen, muzikant: Duhet të zgjohemi dhe vërtetë ta përjetojmë lirinë!

Toni Zen është një nga raperët dhe producentët më të suksesshëm dhe më të njohur të Maqedonisë. Për më shumë se një dekadë interpreton si solo artist dhe si anëtar i grupit ,,Urbana dimenzija”. Muzika që e interpreton, shpesh është e pasuruar me tekste të angazhuara, të cilat kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit e rëndomtë, në veçanti të rinjtë, në jetën e përditshme.

Ai është një nga artistët e angazhuar, të cilët iu bashkangjitën dhe e mbështetën Karvanin e Lirisë, dhe do të do të performojë në koncertet e tij në Kumanovë me 2 shtator, në Shtip me 16 shtator dhe në një nga koncertet e Shkupit me 30 shtator. Me këtë rast, biseduam me të për artin dhe lirinë. Continue reading

Idriz Ameti,”Blla Blla Blla…”: Liria është ndjenjë!

“Blla Blla Blla…” është rok bend nga Shkupi. Të formuar në vitin 1988, pas pothuajse tre dekadave vazhdojnë të veprojnë në rok skenën, duke realizuar deri tani më shumë albume dhe koncerte, si dhe interpretime në dhjetëra festivale në vend dhe jashtë vendit. Te publiku në rajon mbajnë statusin e kult – grupit, i cili nuk flirton me popullaritetin dhe nuk bën kompromis në artin e tyre. Shpesh, me performancat e tyre kanë demonstruar angazhim shoqëror. Herën e fundit kjo ndodhi me koncertin e tyre vitin e kaluar, në të cilin mblodhën mjete për refugjatët nga Siria, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në shumë iniciativa qytetare, projekte dhe koncerte dedikuar paqes dhe bashkëjetesës, si dhe për të drejtat të personave me nevoja të posaçme.

Para koncerteve të tyre në Karvanin e Lirisë në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shtip me 16 shtator, me Idriz Ametin, liderin e grupit, flasim për qëndrimet e tija për artin dhe lirinë. Continue reading

Karvani i Lirisë kësaj jave në Kumanovë

Post Image

Të enjten, me 1 shtator, Karvani i Lirisë do të udhëtojë në Kumanovë, Likovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Në ora 12 në sheshin në Kumanovë, ekipi i organizuesit, CIVIL, do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të prezantojë programin e evenimentit të madh multimedial në Kumanovë, si dhe të aktiviteteve të ardhshme të Karvanit në këtë rajon gjatë ditës. Pastaj Karvani do të vazhdojë nga komunat fqinje Likovë, Nagoriçan të Vjetër, Rankovcë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit.
Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Kriva Pallankë do të mbahen evenimente muzikore dhe poetike, me fillim në ora 18. Continue reading