Fazliu: Nevojitet departizim, depolitizim dhe dekriminalizim i pushtetit gjyqësor!

Për debatin “Sfidat për procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”, një prej serisë të debateve “Maqedonia: me apo pa liri” që është pjesë e aktiviteteve të Karvanit të Lirisë, i cili në katër muajt e fundit ka organizuar më tepër lloje të aktiviteteve në mbi 40 komuna në të gjithë vendin, CIVIL Media zhvilloi video- intervista me pyetje identike me politikanët Bekim Fazliu (PDSH), Stojançe Angelov (Dinjiteti), Peter Shilegov (LSDM) dhe Pavle Trajanov (Aleanca Demokratike). Continue reading

Fillon java e Shkupit e Karvanit të Lirisë

Post Image

Në hapësirën para Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup, sot, në ora 14: 00, CIVIL- Qendra për Liri do t’a paralajmërojë evenimentin e madh multimedial të Karvanit të Lirisë që do të mbahet këtë të premte ( 1 tetor). Në info- stendën, përskaj materialeve informative, do të organizohet edhe foto- peticion dhe DJ-sete të CIVIL Art Crew. Continue reading

Karvani i Lirisë në Maqedoninë Lindore

Post Image

Të enjten, më 22 shtator, 2016, Karvani i Lirisë do t’i vizitojë komunat Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku do të promovohet evenimenti i madh multimedial, që do të mbahet ditën e ardhshme, më 23 shtator, në Shtip. Ngjarjet do të fillojnë në ora 12 në sheshin në Shtip, ku ekipi i CIVIL do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do ta prezantojë programin për evenimentet e ardhshme të Karvanit. Karvani më vonë do të vazhdojë rrugëtimin në komunat fqinje Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit. Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Koçanë do të mbahen evenimente poetike dhe muzikore, duke filluar nga ora 18. Continue reading

Elena Prenxhova, poeteshë: Të zgjedhim të jemi të lirë!

Elena Prenxhova është poeteshë, e cila përveç aftësisë mbresëlënëse për poezi dhe interpretimit me ngarkim emotiv, është edhe dashuruese e madhe e lirisë. Për vete thotë se është poeteshë urbane, e cila kënaqësitë dhe pakënaqësitë nga qyteti në të cilin jeton, i shndërron në poezi. Ka lindur në vitin 1985. Ka fituar shumë çmime, si “Avangarda letrare e Maqedonisë”, poeti më i mirë në takimet ndërkombëtare në Brçko të Bosnjes dhe Hercegovinës – “Takimet e para rajonale të poezisë”, fituese e çmimit të parë dhe special të Netëve të Mellnikut në Bullgari në vitin 2007 dhe 2001, si dhe çmimin “Agimet e bardha” që e ndan Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”.

Continue reading

Transport falas i Karvanit të Lirisë në Veles

Post Image

Të gjithë të interesuarit për transport pa pagesë nga Kavadari, Negotina dhe Gradsko për evenimentin e madh multimedial nesër në Veles, 5 gusht, mund të paraqiten në 02/5209176 ose në civil.macedonia@gmail.com.

Autobusi nga Negotina niset në ora 17.20 nga parkingu te sheshi i qytetit, prej  Kavadari në ora 18.00 nga parkingu para DAP (UJP), ndërsa nga Gradsko në ora 18.45 nga parkingu para “Zhito- market”.

13835485_10210064611671994_241197492_o

Autobusi me udhëtarët kthehet në të njëjtat lokacione pas mbarimit të pjesës së programit të Karvanit të Lirisë të Velesit, rreth mesnatës.

Në programin e mbrëmjes të Karvanit të Lirisë marrin pjesë Beni dhe Non Stop, Lazar Stavrov (The Gandhies) dhe Le Man. Në skenën e madhe në Amfiteatrin në Veles do të ketë edhe performanca poetike-skenike nga Aleksandra Spaseska, Ivana Smilevska, Ljubomir Mihajlovski DHE Samoil Stojanovski. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe punëtori artistike me Miroslav Stanojeviq.

Paraqitja për transport falas deri në Veles dhe prapa akoma vazhdon.

Bëhu i lirë dhe paraqitu!

Shutka Roma Rap: Liria nuk njeh kufij!

Shutka Roma Rap – Bend shumë më i njohur për skenat e festivaleve dhe publikën  jashtë vendit se sa në vendlindje. Ngjashëm si grupi anglez Asian Dub Foundation, bendi  është krijuar si rezultat i një projekti të shoqërisë qytetare, që pastaj të vazhdojë me sukses të zhvillohet dhe me muzikën e tyre të mahnit publikun nëpër Evropë. Si pjesë e programit të Karvanit të Lirisë, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, do të interpretojnë në tre qytete të vendit: në Prilep me 19 gusht, në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shkup në një nga tre koncertet e mëdha të Karvanit në fund të shtatorit  2016.

Deri tani kanë marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura nëpër Evropë , si Siget në Hungari dhe Roskilde në Danimarkë. Për suksesin e tyre jashtë kufijve të vendit flet edhe fakti se një grup muzikantësh nga Suedia, të interesuar për muzikë autentike me instrumente frymore, vijnë në Shutkë të mësojnë se si bëhet kjo nga mjeshtrit e melosit Rom. Këngët e tyre janë të pasura me tekste me temë shoqërore  në të cilat flitet për  lirinë e njeriut, për fatin e romëve në botë, për getoizimin e grupeve të tëra shoqërore. Si artistë të angazhuar shoqëror dhe social, me Ismet Ameti’n dhe Mendo Selman’in nga Shutka Roma Rap, bisedojmë për muzikën dhe lirinë.

CIVIL Media: Çka do të thotë për ju liria?

Shutka Roma Rap: Populli rom e do lirinë në secilin kuptim të fjalës. Lirinë e duam më shumë se të gjithë tjerët, për këtë arsye gjendemi çdo kund në për botë, i kalojmë të gjitha kufijtë!

Civil Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti që të jetë i lirë?

Shutka Roma Rap: Për sukses çdo herë nevojitet sakrificë, por, në fund të ditës, ia vlen.

CIVIL Media: Çfarë mendoni për Karvanin e Lirisë?

Shutka Roma Rap: Ju falënderojmë për ftesën tuaj që të jemi pjesë e Karvani të Lirisë dhe të tregojmë se jemi pjesë e kësaj lufte për liri. Karvanin e shohim si  një mundësi  të afrohemi më shumë deri te publiku i Maqedonisë.

Shikojeni intervistën e plotë me Shutka RoMA Rap:

Qëllimi i Karvanit të lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.