Kristina Arnaudova, muziciente: Çdokush ka të drejtë të ketë qëndrim!

Kristina Arnaudova është pop-këngëtare dhe autore, e cila është e pranishme në skenat e koncerteve dhe festivaleve të mëdha për pothuajse dy dekada. Veten e përshkruan si perfeksioniste, punëtore e disiplinuar, dhe njeri me parime nga të cilat rrallë heq dorë. Ajo është artiste, e cila është e vetëdijshme për rolin e saj në shoqëri si person publik dhe pikërisht nga këto arsye insiston që qëndrimet e saja t’i shprehë publikisht, e në veçanti duke i theksuar gjërat me të cilat nuk pajtohet.
Me rastin e interpretimit të saj në Karvanin e Lirisë, në koncertin përfundimtar në Shkup, më 1 tetor, me të biseduam për artin, lirinë dhe ndikimin e artistëve në shoqëri. Continue reading

Magdalena Sazdovska, artiste: Arti ndryshon botën!

Magdalena Sazdovska është artiste e re dhe e talentuar nga Kumanova, Është magjistre e artit, ndërsa momentalisht punon si pedagoge e artit figurativ. Deri tani ka marrë pjesë në disa koloni arti dhe ekspozita kolektive në vend dhe jashtë vendit. Në Karvanin e Lirisë në Kumanovë mori pjesë në punëtorinë e artit “Liria me ngjyra”. Me të biseduam mbi temën – arti dhe liria. Continue reading

Evenimenti i madh i Karvanit të Lirisë në Shtip zhvendoset më 23 shtator

Post Image

Në marrëveshje me autoritetet komunale, evenimenti i madh multimedial i Karvanit të Lirisë në Shtip, u prolongua për javën e ardhshme dhe do të mbahet më 23 shtator. Arsyeja kryesore për zhvendosjen është mbajtja e “Pastërmajliadës” tradicionale, e cila përskaj festivalit “Makfest”, viteve të fundit u rrit në eveniment të rëndësishëm për qytetin dhe rajonin. Në këtë mënyrë, qytetaret dhe qytetarët  e Shtipit do të kenë mundësi t’i përcjellin aktivitetet nga të dy evenimentet, që do të kontribuojë për kënaqësi më të gjatë dhe më të madhe të qytetarëve të Shtipit, dhe pasurim të ofertës zbavitëse dhe muzikore në këtë rajon. Continue reading

CIVIL me falënderim deri te kryetarët e komunave – nikoqirë të Karvanit të Lirisë

Post Image

Muzikantët, artistët dhe intelektualët e Karvanit të Lirisë me mesazhet e tyre për të drejtat dhe liritë e njeriut kanë prekur deri te mijëra qytetare dhe qytetarë në rrugëtimin e tyre nëpër Republikën e Maqedonisë.

Aktivitetet e Karvanit filluan me pjesëmarrjen në festivalet D-Fest në Dojran, DrimOn në Strumicë dhe AKTO në Manastir, ndërsa vetë Karvani i Lirisë e promovoi programin dhe mesazhet, me 21 korrik. Continue reading

Dorian Jovanoviq, “String Forces”: Na duhen ndryshime!

“String Forces” janë grup muzikor i mirënjohur i Maqedonisë, i formuar në vitin 1995. Deri tani kanë botuar katër albume, kanë krijuar muzikë për film, si dhe kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe skena festivali nëpër Maqedoni dhe në Ballkan. Gjatë dy dekadave të krijimtarisë, muzika e tyre ka evoluar nga roku progresiv me motive diskrete tradicionale, deri te World Fusion, bazuar në çallginë tradicionale maqedonase me sfond elektronik.

Me rastin e performancës së tyre më 23 shtator në Shtip, në një nga evenimentet e mëdha multimediale të Karvanit të Lirisë, biseduam me Dorian Jovanoviq, frontmenin e bendit, për lirinë dhe artin. Continue reading

Në Kumanovë ushtonte liria!

Post Image

“Mirmbrëma Kumanovë! Kur në një vend mblidhen njerëz me përkatësi të ndryshme kombëtare, religjioze, gjinore, të shijojnë kënaqësinë e momentit dhe muzikës – kjo është liri!” – bërtiti Toni Zen, mbreti i raperëve, siç e paralajmëruan kolegët e tij nga Shutka Roma Rap, dhe e filloi performancën e tij energjike në skenë, ndërsa ajo që ndodhte në sheshin në Kumanovë, ishte vetëm vërtetim i fjalëve të tija. Continue reading

Pece “Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap” sonte me tinguj të lirisë në Kumanovë

Post Image

Në skenën e madhe në Sheshin e Qytetit në Kumanovë, sonte në ora 20 do të fillojë evenimenti i pestë multimedial i Karvanit të Lirisë, në të cilin do të marrin pjesë Pece”Superhiks”, Toni Zen, “Blla Blla Blla…” dhe “Shutka Roma Rap”. Përveç muzikës së lirisë, në skenë do të interpretojnë edhe poetët Elena Prenxhova, Bjondina Sherifi, Marija Jovanovska, Arsim Jonuzi dhe Mitko Gogov. Gjatë koncertit, do të jetë aktive edhe punëtoria artistike dhe ekspozita “Liria me ngjyra”, në të cilën do të marrin pjesë më shumë artistë nga Shkupi dhe Kumanova. Continue reading

Toni Zen, muzikant: Duhet të zgjohemi dhe vërtetë ta përjetojmë lirinë!

Toni Zen është një nga raperët dhe producentët më të suksesshëm dhe më të njohur të Maqedonisë. Për më shumë se një dekadë interpreton si solo artist dhe si anëtar i grupit ,,Urbana dimenzija”. Muzika që e interpreton, shpesh është e pasuruar me tekste të angazhuara, të cilat kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit e rëndomtë, në veçanti të rinjtë, në jetën e përditshme.

Ai është një nga artistët e angazhuar, të cilët iu bashkangjitën dhe e mbështetën Karvanin e Lirisë, dhe do të do të performojë në koncertet e tij në Kumanovë me 2 shtator, në Shtip me 16 shtator dhe në një nga koncertet e Shkupit me 30 shtator. Me këtë rast, biseduam me të për artin dhe lirinë. Continue reading

Idriz Ameti,”Blla Blla Blla…”: Liria është ndjenjë!

“Blla Blla Blla…” është rok bend nga Shkupi. Të formuar në vitin 1988, pas pothuajse tre dekadave vazhdojnë të veprojnë në rok skenën, duke realizuar deri tani më shumë albume dhe koncerte, si dhe interpretime në dhjetëra festivale në vend dhe jashtë vendit. Te publiku në rajon mbajnë statusin e kult – grupit, i cili nuk flirton me popullaritetin dhe nuk bën kompromis në artin e tyre. Shpesh, me performancat e tyre kanë demonstruar angazhim shoqëror. Herën e fundit kjo ndodhi me koncertin e tyre vitin e kaluar, në të cilin mblodhën mjete për refugjatët nga Siria, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në shumë iniciativa qytetare, projekte dhe koncerte dedikuar paqes dhe bashkëjetesës, si dhe për të drejtat të personave me nevoja të posaçme.

Para koncerteve të tyre në Karvanin e Lirisë në Kumanovë me 2 shtator dhe në Shtip me 16 shtator, me Idriz Ametin, liderin e grupit, flasim për qëndrimet e tija për artin dhe lirinë. Continue reading