Karvani i Lirisë kësaj jave në Kumanovë

Post Image

Të enjten, me 1 shtator, Karvani i Lirisë do të udhëtojë në Kumanovë, Likovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë. Në ora 12 në sheshin në Kumanovë, ekipi i organizuesit, CIVIL, do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të prezantojë programin e evenimentit të madh multimedial në Kumanovë, si dhe të aktiviteteve të ardhshme të Karvanit në këtë rajon gjatë ditës. Pastaj Karvani do të vazhdojë nga komunat fqinje Likovë, Nagoriçan të Vjetër, Rankovcë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit.
Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Kriva Pallankë do të mbahen evenimente muzikore dhe poetike, me fillim në ora 18. Continue reading

Debat i Karvanit të Lirisë në Tetovë

Post Image

Debati mbi temën “Maqedonia: me ose pa liri”, për herë të katërt, edhe në Tetovë e shënoi  fillimin e evenimentit multimedial të Karvanit të Lirisë, të cilin e realizon CIVIL Qendra për Liri, me mbështetje nga USAID. Për lirinë debatuan Kristina Ozimec, gazetare hulumtuese në ueb portalin Nova TV, Petar Mlladenovski nga bendi “Superhiks” dhe aktivisti qytetar dhe politikologu Artan Sadiku. Continue reading

Pritje e ngrohtë e Karvanit të Lirisë në Gostivar

Post Image

CIVIL Qendra për Liri, të enjten, në Sheshin e Qytetit në Gostivar organizoi program tre orësh me të cilin e prezantoi Karvanin e Lirisë dhe idetë e tyre për lirinë dhe demokracinë. Ekipet e CIVIL, bashkë me aktivistët nga Tetova, ndanë muzikë, sigla me porosi propaganduese dhe fletushka, me qindra qytetarë të Gostivarit.

14100338_1811820465699967_6407655880965182360_n

14089238_1811820222366658_1639706269123719476_n (1)

Në biseda me qytetaret dhe qytetarët, aktivistët ishin të informuar për qëndrimet e vizitorëve të evenimentit, të cilët ndanin informata për gjendjet në qytet dhe në tërë shtetin.

Vazhdon aksioni humanitar i Karvanit të Lirisë

Post Image

Karvani i Lirisë i CIVIL –Qendrës për Liri vazhdon me aksionet për ndihmë viktimave nga përmbytjet në vend. Në të gjitha info- stendat  të cilat nl dy ditët që vijojnë, 18-19 gusht, do t’i vizitojnë komunat Demir Kapi, Negotinë, Dollnen, Krivogashtani, Prilep, Manastir dhe Kavadar, do të jenë të vendosura kuti për donacione, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të japin donacione, ushqim të konservuar dhe mjete për higjienë.

Ndihma humanitare e dhuruar nga hepeningu i javës së kaluar në Strumicë është veç më e dërguar deri te aktivistët të cilët e distribuojnë drejtpërdrejt deri te shtëpitë e familjeve nevojtare. Apelojmë të gjithë qytetaret dhe qytetarët nga komunat që do t’i vizitojë CIVIL, të na vizitojnë nëpër stendat ku do të mblidhen ndihma.

Karvani i Lirisë – pjesë e festivalit AKTO në Manastir

Post Image

Me pjesëmarrje në debat mbi temën “Si duhet të arsyetohen mjetet e organizatave qytetare?”, Karvani i Lirisë, i organizuar nga CIVIL –Qendra për Liri, të dielën (14 gusht), ishte pjesë e edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit për arte bashkëkohore AKTO në Manastir. Në debatin mori pjesë presidenti i CIVIL, Xhabir Deralla, i cili, si përfaqësues i Karvanit të Lirisë foli për besimin si moment kyç për punën e suksesshme të një organizate.

13925765_1176505225703580_8481956679388899601_o

“Për bashkëpunimin në një organizatë, me rëndësi të madhe është që ajo të bashkëpunojë me konstituentët e sajë, dhe të ndërtojë besimin te qytetaret dhe qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet bashkëpunim thelbësor dhe themelor  mes organizatave, nëse ato janë të lidhura me interesat, nevojat dhe qëllimiet qytetare. Ato duhet që së bashku ti ndërtojnë vlerat dhe ti realizojnë përmes aksioneve të tyre, bashkë me njerëzit nga shtetet tjera. Këto organizata bashkëpunojnë në mënyrë të natyrshme”, theksoi Deralla.

Në debatin morën pjesë edhe Dushko Gruevski nga shoqata qytetare “Për ne bëhet fjalë” nga Manastiri, Hristina Todorovska –Petrovska nga INKA, organizatë e cila e organizoi festivalin DrimOn” në Strugë dhe Filip Jovanovski, një nga organizatorët e AKTO.

13995641_1176504369036999_6276822093369253531_o

“Nëse nuk ka rezultate nga puna dhe çdo gjë mbetet vetëm në ndarjen e parave mes organizatorëve, ndërsa evenimentet nuk kanë përgjigje nga publiku, atëherë- nuk ka kuptim. Duhet të mbështeten ato festivale që kanë feedback të mirë. Vetëm honorari që e ke fituar për punën e kryer mirë është honorar i vlefshëm. Është me rëndësi të bëhet diçka, por më me rëndësi është të ketë efekt përgjegjës. Në të kundërtën, shfrytëzimi i mjeteve nga fondet mbetet “therje e një lope për një bërxollë”, tha Gruevski.

13913659_1176503999037036_4750694596176832857_o

Sipas Todorovska-Petrovska, “ndërtimi i vetëdijes kritike te të rinjtë është më e rëndësishme nga numërimi i mysafirëve. Për mua, feedback pozitiv është nëse shoh se dikush që ka qenë vullnetar në festivalin tonë, pas disa vitesh, të ndërrohesh si person përmes këtyre përvojave”.

13988232_1176505755703527_8483858001750295324_o

“ Të gjithë duhet të paguhen në mënyrë përkatëse. Sepse qëndrimi se kreativiteti dhe entuziazmi shkatërrohen kur bëhet fjala për para, është i gabueshëm. Përkundrazi, puna joprofesionale i shkatërron idetë”, vlerëson Jovanovski.

28389019383_df2d9f34b1_z

Karvani i Lirisë, është pjesëmarrës aktiv i AKTO,  i cili këtë vit do të mbahet në Shkup, Shtip dhe Tetovë. AKTO është i organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “FRU- Fakulteti për punë që  nuk mësohen(Fakultet za raboti shto ne se uçat)”, i mbështetur nga USAID.

Karvani i Lirisë u bashkohet aksioneve për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve

Post Image

Karvani i Lirisë i CIVIL – Qendrës për Liri bashkohet drejt aksioneve për të ndihmuar për viktimat prej përmbytjeve në vend. Në të gjitha info – stendat, të cilat në dy ditët e ardhshme, 10 dhe 11 gusht, do t’i vizitojnë komunat e Strumicës, Vallandovës, Bogdancit, Dojranit dhe Gjevgjelisë, do të vendosen kuti për donacione, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të donojnë edhe ushqim të konservuar dhe mjete për higjienë.

Ndihma humanitare, në çdo kthim të ekipit së Karvanit të Lirisë në Shkup, do t’u dorëzohet aktivistëve, të cilët do ta shpërndajnë drejtpërsëdrejti në shtëpitë e familjeve të prekura. Apelojmë te të gjithë qytetarët humane të këtyre komunave që do t’i vizitojë CIVIL, të vizitojnë stendat ku do të mblidhet ndihma.

Përveç kësaj, ndihma humanitare për viktimat do të mblidhet edhe në evenimentin e madh multimedial në Strumicë, më 11 gusht (e enjte), me fillim në orën 20.

Freedom Caravan T-Shirt

Aksioni i Karvanit të Lirisë për të ndihmuar viktimat do të vazhdojë edhe në komunat tjera, të cilat janë pjesë e rrugëtimit të artistëve: Krivogashtan, Dollnen, Krushevë (18 gusht), Prilep (19 gusht), Bogovinë, Gostivar, Vrapçisht (25 gusht), Tetovë (26 gusht), Kratovë, Likovë, Kriva Pallankë (1 shtator), Kumanovë (2 shtator) Çeshinovë, Karbinc, Koçanë (15 shtator), Shtip (16 shtator), Shkup (29, 30 shtator dhe 1 tetor).

Qytetarët human luten të donojnë ndihmë vetëm në ushqim të konservuar, produkte higjienike, çizme të gomës, veshje dhe këpucë të përshtatshme për këto kushte, si dhe donacione monetare. Ilaçe, ujë dhe ushqime te freskëta nuk mund të pranohen për arsye të kuptueshme.

Karvani i Lirisë udhëton për Gjevgjeli, Dojran, Vallandovë dhe Bogdanci

Post Image

Të mërkurën, 10 gusht 2016, Karavani i Lirisë udhëton në Gjevgjeli, Dojran, Vallandovë dhe Bogdanci. Ngjarjet do të fillojnë në ora 14  në qendrën e Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit, me di-xhej sete, projeksione të artistëve dhe prezantime nga aktivistët e Karvanit për ngjarjet e ardhshme dhe orarin e tyre.  Karvani pastaj do të vazhdojë në Gjevgjeli, ku më vonë gjatë ditës dhe në mbrëmje do të mbahet muzikë dhe ngjarje poetike prej orës 18. Continue reading

Beni Shaqiri: Njeriu nuk ka asgjë, nëse nuk ka liri

Beni dhe Non Stop është bend muzikor i cili me sukses qëndron në skenë për më shumë se 15 vite, me stilin dhe saundin e tyre. Përskaj faktit që sot janë një nga  emrat më të njohura në  rok skenën e Maqedonisë, këta djem përmes tregimit të tyre muzikor në mënyrë të përkryer flasin për vetëdijen e tyre dhe angazhimin shoqëror. Në këtë kontekst, kanë përgatitur një c-d multietnike, të emëruar Multivitamine music project, në të cilën u gjetën dymbëdhjetë këngë – nga dy në gjuhët në të cilat flitet në Maqedoni: maqedonase, shqipe, serbe, turke, rome dhe vllehe. “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” është kënga e fundit e cila është produkt i  ndodhive aktuale shoqërore në vend. Me rastin e interpretimit në Karvanin e Lirisë me 5 gusht në Veles, biseduam me Arben Beni Shaqirin në temën muzikë dhe liri.

CIVIL Media: Çfarë paraqet liria për Benin?

Beni: Liria është  e drejta e pamohueshme e njeriut, nëse njeriu nuk ka liri, nuk ka asgjë.

CIVIL Media: Sa duhet të sakrifikohet artisti për lirinë?

Beni: Shprehja e lirë është ajo fundamentalja që çdo artist duhet ta mbajë në vete. Nëse Artisti nuk e ka ndjenjën e lirisë, atëherë nuk ka nevojë të merret me art.

CIVIL Media: Beni dhe Non Stop, në Karvanin e Lirisë, me 5 gusht në Veles..

Beni: Interpretimi ynë vetëm do të provojë ta zmadhojë atë pas të cilës të gjithë ne ke mi shtrirë duart me këtë Karvan, e ajo definitivisht  është shprehja e lirisë dhe fitorja e lirisë, ajo që na takon si e drejtë elementare.

Në vazhdim shikojeni intervistën në tërësi.

Qëllimi i Karvanit të Lirisë është që përmes ndikimit të artit të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.