Karvani i Lirisë me aktivitete humanitare edhe në rajonin e Pollogut

Post Image

Karvani i Lirisë vazhdon me aktivitete humanitare për ndihmë banorëve nga rajonet e vërshuar në Maqedoni.

dsc_0006

Ndihma humanitare  të cilën deri tani arriti ta mbledhë Karvani i Lirisë është veç më e dërguar te pika mbledhëse para Qendrës VERO në Shkup, prej ku është dorëzuar atyre që u nevojitet.

Stenda në të cilat qytetarët do të mund të japin mjete financiare, mjete higjienike dhe ushqim, do të jenë të vendosura në të gjitha komunat ku Karvani i Lirisë do të jetë mysafir në periudhën e ardhshme. Kësaj jave ato do të jenë komunat nga rajoni i Pollogut, gjegjësisht në Bogovinë, Jegunoc, Tearcë, Vrapçisht, Gostivar dhe Tetovë, të enjten, dhe përsëri të premten në Tetovë, ku edhe do të mbahet evenimenti i madh multimedial nga pasditja e deri në orët e vona të mbrëmjes.

14125518_1810417835840230_8624491661176491278_o

CIVIL-Qendra për Liri, e cila e zbaton projektin Karvani i Lirisë me mbështetje nga USAID, fton qytetarët  të bëhen humanë dhe aq sa kanë mundësi të japin ndihma dhe me këtë të ndihmojnë viktimat në vërshimet që i përfshinë rajonin e Shkupit dhe Tetovës.