Karvani i Lirisë në Maqedoninë Lindore

Të enjten, më 22 shtator, 2016, Karvani i Lirisë do t’i vizitojë komunat Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku do të promovohet evenimenti i madh multimedial, që do të mbahet ditën e ardhshme, më 23 shtator, në Shtip. Ngjarjet do të fillojnë në ora 12 në sheshin në Shtip, ku ekipi i CIVIL do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do ta prezantojë programin për evenimentet e ardhshme të Karvanit. Karvani më vonë do të vazhdojë rrugëtimin në komunat fqinje Çeshinovë, Karbincë, Koçanë, Radovish dhe Sveti Nikollë, ku aktivistët e CIVIL do të diskutojnë me qytetarët dhe do t’i prezantojnë qëllimet dhe programin e Karvanit. Më vonë, gjatë ditës dhe mbrëmjes, në Koçanë do të mbahen evenimente poetike dhe muzikore, duke filluar nga ora 18. Continue reading