Fillon java e Shkupit e Karvanit të Lirisë

Në hapësirën para Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup, sot, në ora 14: 00, CIVIL- Qendra për Liri do t’a paralajmërojë evenimentin e madh multimedial të Karvanit të Lirisë që do të mbahet këtë të premte ( 1 tetor). Në info- stendën, përskaj materialeve informative, do të organizohet edhe foto- peticion dhe DJ-sete të CIVIL Art Crew.
Në evenimentin e madh përfundimtar të karvanit, do të marrin pjesë Toni Zen, Beni dhe Non Stop, Muger Fuger, Lilit dhe Amon Mra, Shutka Roma Rap dhe Kristina Arnaudova. Përveç interpretimeve muzikore, evenimenti do të sjellë edhe shume interpretime poetike, video- projektime, si dhe ekspozitë arti figurativ dhe punëtori në ambient të hapur.
Karvani i Lirisë në tre muajt e fundit ka mbajtur gjashtë evenimente të mëdha multimediale në Veles, Strumicë, Kavadar, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Përveç kësaj, ky festival udhëtues ka vizituar mbi 40 komuna nëpër gjithë vendin dhe ka mbajtur dhjetëra evenimente më të vogla, në të cilat i ka informuar qytetaret dhe qytetarët për aktivitetet dhe qëllimet e Karvanit.
Qëllimi i Karvanit është që përmes ndikimit të artit t’a zgjojë vetëdijen qytetare për pjesëmarrje në vendimarje në nivel lokal dhe kombëtar.