Transport falas për ngjarjen në Karvanit të Lirisë në Strumicë

Post Image

Çdokush i interesuar për transport falas prej Vallandovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë për të vizituar ngjarjen e madhe multimediale në Strumicë më 11 gusht, mund të aplikojë në 02/5209176 ose në civil.macedonia@gmail.com.

Autobusi në Gjevgjeli do t’i presë vizitorët prej orës 16:45 në parkingun Solun 53, kurse prej aty niset në ora 17:10. Në Bogdanci autobusi do t’i presë të interesuarit prej orës 17:30 deri në ora 18:00 te stacioni i autobusëve, ndërsa në Vallandovë prej orës 18:30 deri në orën 19:00 para marketit Sani. Vizitorët do të arrijnë në Strumicë diku para fillimit të koncertit në ira 20, dhe do të kthehen në qytetet e tyre pas përfundimit ngjarjes, në ora 23.

Leaflet Strumica 02a

Qytetarët e këtyre komunave mund të aplikojnë që të shfrytëzojnë transportin falas në 02/5209176 ose në civil.macedonia@gmail.com, ose në shtendat e Karavanit të Lirisë, të cilat sot (e mërkurë 10 gusht) do të jenë të vendosura në Vallandovë dhe Bogdanci prej orës 14 deri në orën 16, si dhe në Gjevgjeli në sheshin e qytetit prej orës 17 deri në orën 20.

Si pjesë e programit të ngjarjes të madhe multimediale në Strumicë, do të mbahet debat me poetin dhe gazetarin Gjoko Kallajxhiev, aktivisten Lençe Hristova, dhe profesoreshën Mirjana Najçevska. Po ashtu do të mbahen lexime poetike, në të cilat do të marrin pjesë poetët Gjoko Kallajxhiev, Mitko Gogov dhe Natasha Vasileska – Trajçeska, si dhe punëtori artistike dhe ekspozitë “Liria në Ngjyrë” me piktorët Mitko Toshev, Kaliopi Bosiljanova dhe Ana Bozhijanova. Për argëtim të mirë dhe muzikë të lirisë do të kujdesen bendet Muger Fuger (Mooger Fooger),  Setstet (Sethstat), Uajp aut (Wipe out) dhe di-xheji Ted Detmen (DJ Ted Dettman).