Karvani i Lirisë pjesë e programit të “DrimON”

Me eveniment multimedial i cili ka për qëllim të shfrytëzojë ndikimin e artit dhe kulturës dhe të zgjohet vetëdija qytetare dhe pjesëmarrja qytetare, Karvani i Lirisë i CIVIL- Qendrës për Liri, të shtunën ( 30 korrik) ishte pjesë e edicionit të katërt të festivalit “DrimON” në Strugë. Ekipi i CIVIL, gjatë ditës ka shpërndarë materiale informative dhe ka biseduar me Struganë, duke i promovuar qëllimet e Karvanit të Lirisë. Evenimenti multimedial u mbajt në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në skenën e vogël në sheshin e Strugës.
Para të pranishmëve u promovua programi dhe ideja e Karvanit të Lirisë, aktivitetet të cilat janë pjesë e projektit, dhe ngjarjet e ardhshme të CIVIL.
Me lexim poetik morën pjesë Elena Prenxhova, Biljana Jordanovska dhe Teuta Ajdini Jegeni.
Pastaj u prezantuan video projektime të tregimeve të përgatitura nga gazetarë qytetarë të shpërblyer në korniza të projektit “Objektivi qytetar”, si dhe projektimi i art filmit “Korrësi” (“Zhnejaçot”) të autorit Xhabir Deralla.
Me performancë muzikore mori pjesë edhe koordinuesi i projektit “Karvani i Lirisë”, Petrit Saraçini.
Gjatë ditës, CIVIL mori pjesë edhe në debatin “Mungesa e kulturës dhe artit në media”. Panelistë në debat ishin: Zvonko Naumoski, Vlatko Galevski dhe Nebojsha Viliq, ndërsa moderator ishte Ana Jovkovska.
Kjo ështe pjesëmarrja e dytë e ekipit të CIVIL me projektin Karvani i Lirisë në festivalet nëpër Maqedoni. Para dy javë CIVIL e pasuroi programin e “D- fest” në “Moskito skenën” me hip –hop evenimentin e “Orange Groove”, lexime poetike dhe projektime të video materialeve nga produksioni i tyre.
Karvani i Lirisë është projekt i financuar nga USAID, i implementuar nga CIVIL – Qendra për Liri. Ky projekt dinamik multimedial inkurajon pjesëmarrjen e qytetareve dhe qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve në nivel lokal dhe nacional.